Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bashkia e Tiranës shpenzon gjysmë milioni USD për pajisje audiovizive

14:30 25/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Në një kohë që Shqipëria, por veçanërisht Tirana, është mbërthyer nga shifrat e larta të personave që humbin jetën nga Covid 19, por edhe numri tejet i lartë i personave që po luftojnë në spital dhe shtëpi me virusin, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vazhdon të jetë i fokusuar te propaganda.

Për të pasur sukses edhe më shumë se shefi i tij ditët e fundit, Bashkia e Tiranës, ka hapur një tender në Agjencinë e Prokurimit Publik me vlerë plot 41.265.000 pa TVSH (me TVSH rreth gjysëm milioni USD) për të blerë pajisje audiovizive.

Shifra, por edhe pajisjet, do t’i kishin zili edhe televizionet publike, pasi Veliaj po blen teknologji të fundit për të bërë video apo lidhje direkte nga çdo skaj i Tiranës, apo rrethinave të saj. Objekti zyrtar i tenderit është “rritja e kapaciteteve të teknologjisë së informacionit e komunikimit dhe ripërtëritja e teknologjisë audiovizive”.

Objekti i tenderit nuk është i TVSh-së, por i Bashkisë së Tiranës, e cila ka luksin që të shpenzojë taksat e banorëve të kryeqytetit për të tilla pajisje. Madje, në një kohë që shumica e banorëve i kanë sytë dhe veshët nga Covid 19, pasi me këto shifra, apo keqmenaxhimi i situatës, çdo kush ka në fokusin e përditshëm shëndetin vetjak, apo të personave të afërm. Dhe, natyrisht ekonominë e varfër familjare, ku një përqindje të rrogave po shkojnë për analiza, medikamente apo edhe dezifektantë për të luftuar këtë pandemi.

Në vend që këto para të shkonin për punë publike, apo për të ndihmuar këto që ka nevojë, ato shkojnë për propagandën e Veliajt, i cili duket se ka filluar fuqishëm fushatën elektorale.

Zgjedhjet e 25 prillit 2021 kanë qenë në fokus të takimeve të fundit të kryebashkiakut, i cili, në pamundësi për të “rreshtuar” punonjësit e bashkisë, ka gjetur mundësi që të shfaqet me teknologji të fundit në televizionet publike apo në rrjetet sociale.

Mësohet se e gjithë vlera prej 41.265.000 lekësh pa TVSH do të shpenzohet vetëm për 30 ditë. Në dokumente thuhet se kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është vetëm 30 ditë nga data lidhjes së kontratës.

Dokumentet kanë edhe pajisjet që do të blihen, të cilat janë fjala e fundit e teknologjisë. Bashkia kërkon mikrofon dual channel me wireless, laptop, aparate fotografik që filmojnë video, stativ monopod, stativë tripod për aparate fotografik si dhe lente të madhësive të ndryshme. Kërkon pajisje livestreamer me 6 kamera, ginbalt, blice si dhe mikrofone mizë. Gjithashtu edhe dhjetëra kompjuterë montazhi, laptope etj, etj. Pra, ndryshimi është i madh, i pajisjeve që përdorim njerëzit e mediave në konferenca dhe i pajisjeve të zyrave të propagandës së Rilindjes!/Bold/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: luksskandaltenderVeliaj

Të tjera

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!
Aktualitet

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

E rëndësishme për të mos u harruar: Oligarkët janë pjesë e sistemit që protesta po kundërshton! Kjo protestë është kundër...

16:00 18/06/2026
Para

Bullgaria vendos kufizime, mbyllje deri në 21 dhjetor

Lajmet e fundit

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English