Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bashkëpunëtori i drejtësisë zbulon skenarin e dy atentateve ndaj Aredin Beharit dhe tentativën ndaj Agim Boriçit

12:59 15/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Në seancën e sotme të mbajtur në GJKKO për çështjen “Plumbi i Artë”, bashkëpunëtori i drejtësisë, Skerdi Tase, ka dhënë dëshmi të detajuara mbi përfshirjen e tij në dy atentate të dështuara ndaj tregtarit të naftës, Aredin Behari, në vitet 2017 dhe 2019, si dhe për një tjetër tentativë vrasjeje ndaj Agim Boriçit në Fier.

Sipas dëshmisë së Tases, atentati i parë ndaj Beharit ishte porositur nga Albert Pashaj dhe do të kryhej nga Henrik Hoxhaj, një i njohur i Tases dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Nuredin Dumanit.

Tase ka treguar se ishte kontaktuar fillimisht nga Viron Tavanxhiu, i cili u kishte kërkuar të përgatisnin atentatin. Sipas tij, Henriku kishte siguruar armët, makinën dhe ndjekjen e viktimës. Atentati u tentua në një lokal në Fier, ku Behari arriti të shpëtonte duke u fshehur nën tavolinë.

Sipas Tases, pas atentatit, arma u hodh në lumin Gjanica, ndërsa ai dhe Henriku debatuan ashpër për dështimin e vrasjes, sidomos pasi në polici ishte përmendur emri i porositësit.

Tase ka dëshmuar edhe për atentatin e dytë ndaj Beharit në vitin 2019, ku përsëri Hoxhaj kishte marrë përsipër ekzekutimin për një shumë prej 80 mijë eurosh. Ai tregon se në momentin e qëllimit, kallashnikovi u bllokua pas tre ose katër plumbash, çka bëri që viktima t’u shpëtonte sërish atentatorëve. Pas ngjarjes, makina dhe arma u dogjën për të fshehur gjurmët.

Në dëshminë e tij, Tase ka folur edhe për planifikimin e vrasjes së Agim Boriçit në Fier, tentativë që, sipas tij, u organizua nga Viron Tavanxhiu si “nder” dhe që kishte mbështetje edhe nga Renato Çami (i njohur edhe si Renato Saliaj).

Ai rrëfeu se së bashku me Hoxhajn kishin qëndruar për muaj të tërë duke ndjekur lëvizjet e Boriçit. Dy atentate u tentuan në 2018, fillimisht pranë spitalit, pastaj në një lokal ku ai ndodhej me të vëllanë. Sipas Tases, në të dyja rastet arma që përdori ai ngeci, ndërsa Hoxhaj qëlloi me pistoletë deri sa i mbaruan fishekët. Sërish, viktimat shpëtuan pa u plagosur.

Pas atentatit të dytë ndaj Boriçit, Tase rrëfen se u dogj mjeti i përdorur në shinat e trenit, ku ai pësoi djegie të lehta në fytyrë e duar. Ai thotë se Hoxhaj e fajësonte vazhdimisht për dështimet, por se ndihmoheshin nga njerëz të lidhur me policinë që i mbanin të informuar.

Gjatë dëshmisë së tij, Tase ka zbuluar se fillimisht nuk e dinte që porositësi i atentateve ndaj Beharit ishte Albert Pashaj. Vetëm më vonë e mori vesh, pasi u përhap informacioni se viktima kishte dhënë emra në polici. Ai thotë se Hoxhaj ishte thirrur për këtë çështje nga autoritetet dhe se të dy patën debate për mënyrën si ishte kryer atentati.

Tase përmend gjithashtu se Tavanxhiu, megjithëse ishte në kërkim ndërkombëtar për një vrasje në Itali, nuk ruhej shumë, sepse kishte njohje brenda Policisë së Shtetit që e njoftonin për çdo rrezik të mundshëm.

Në fund të dëshmisë së tij, Tase rrëfen edhe pjesë nga jeta e tij personale, duke përmendur periudha që ka jetuar në Itali dhe si u përfshi në këtë botë kriminale përmes lidhjeve me Tavanxhiun dhe të tjerë persona me të kaluar të rëndë kriminale.

Etiketa: plumb i arte

Të lidhura

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025
Horoskopi

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025

DASHI Keni energji në anën tënde, por tani ke nevojë edhe për drejtim. Ke qenë impulsiv në disa vendime, por...

07:57 07/08/2025
A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë
Aktualitet

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

Zhvillimet e fundit në sektorin publik të teknologjisë së informacionit në Shqipëri tregojnë qartë se monopoli i gjatë i Ermal...

23:04 06/08/2025
Para
Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 19 vatra zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025

Horoskopi sot: 7 Gusht 2025

07:57 07/08/2025
A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

A po shembet perandoria e Ermal Beqirit në AKSHI? Rikthimi i Gerond Meçes sinjalizon fundin e një epoke në tenderat e teknologjisë

23:04 06/08/2025
Vendimi: I dënuar për armë pa leje, Agron Malaj u shpall fajtor nga Gjykata e Matit në vitin 1999

Vendimi: I dënuar për armë pa leje, Agron Malaj u shpall fajtor nga Gjykata e Matit në vitin 1999

22:43 06/08/2025
Paradoksi i Kodit të ri Penal: Më mirë hajdut se gazetar

Paradoksi i Kodit të ri Penal: Më mirë hajdut se gazetar

20:54 06/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.