Skip to content
Kronikë

Bashkëpunëtor në transportin e emigrantëve, arrestohet 34-vjeçari (emri)

· 2 min lexim

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, bënë ndalimin e Daniel Hyko, 34 vjeç, banues në Pogradec.

34-vjeçari Daniel Hyko ishte bashkëpunëtor i shtetasit M.Xh., i cili u arrestua pak ditë më parë në flagrancë, pasi tentoi të ndihmojë emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin.

Njoftimi i policisë:

Qarku Korçë – Vijon operacioni policor “Perimetri”. Vihet në pranga një tjetër shtetas, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, bënë ndalimin e Daniel Hyko, 34 vjeç, banues në Pogradec.

Nga veprimet hetimore të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 19.05.2021, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin M. Xh., 27 vjeç, banues në Korçë, i cili po transportonte me mjetin tip “BMW”, 9 emigrantë të paligjshëm, rezultoi se bashkëpunëtor i tij në këtë aktivitet kriminal ishte edhe 34-vjeçari D. H.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme, shkruhej në njoftim.