Basha zyrtarisht i pandehur, dosja për lobimin rus shkon në gjykatë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Tiranës ka dërguar ditën e sotme në gjykatë, dosjen ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, ish-sekretarit Arben Ristani dhe financierit Ilir Dervishi, raporton “Report tv”.

Kjo dosje solli edhe një përplasje mes prokurorëve të çështjes.

Ervin Karanxha dhe Gjergji tako kërkonin mbylljen e hetimeve, por janë kundërshtuar nga kolegu i tyre, Kolë Hysenaj.

Tashmë pritet që të caktohet trupa gjykuese, që do të gjykojë Bashën, së bashku me Ristanin dhe Dervishin.

Hetimet për lobimet prej 675 mijë dollarësh me kompaninë “Muzin Capitol Partners”, çuan para drejtesisë, Bashën, Ristanin dhe Dervishin.

Mbi ta rëndon akuza e “Falsifikimit të formularëve”, pasi në pasqyrat financiare të PD, të depozituara pranë KQZ, nuk ishte deklaruar kjo shumë.

Njëkohësisht janë pushuar hetimet për akuzën “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Pagesa prej 675 mijë dollarësh, ka shërbyer për disa foto dhe takime me zyrtarë të lartë të SHBA.

Basha dhe dy të pandehurit e tjerë, rrezikojnë 3-7 vite burg, nëse provohen akuzat për falsifikim.

Më 14 nëntor, “Stonington Strategies” raportoi në DASH, se kishte marrë dy pagesa me vlerë 500 mijë euro nga PD si dhe një shumë prej 150 mijë dollarësh nga “Biniatta Trade LP”, një kompani ofshore, me pronarë rusë.

Shpërndaje
Share.

Komento