Basha vijon turin e takimeve në Korçë, të rinjtë i rezervojnë ‘surprizën e hidhur’

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i PD, Lulzim Basha do të vijojë turin e takimeve me të rinjtë në qytetin e Korçës.

Të rinjtë kanë surprizuar Bashën me një banderolë ku shkruhet “Welcome Luli, një vilë për ty në Dardhë’.

Banderola është vendosur në hyrje të Korçës, ku ndahet rruga e qytetit, me atë të zonës turistike të Dardhës.

Ky gjest lidhet me lajmin e pak ditëve më parë, ku thuhej se Basha pas tërmetit, u zhvendos në një vilë luksoze në “Long Hill”.

Kreu i demokratëve, por edhe vetë PD, kanë mohuar akuzat, duke i quajtur të pavërteta.

Bashkia e Tiranës ndërkohë ka deklaruar se banesa e Bashës nuk ka pësuar dëmtime.

Shpërndaje
Share.

Komento