Basha: “PD nuk do e kufizojë median”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në tryezën me titull “Liria e medias në funksion të mbrojtjes së demokracisë”, kreu i PD, Lulzim Basha është shprehur se nuk do të ketë asnjë kufizim për mediat në ngjarjet politike të partisë që drejton.

Ai u shpreh i bindur se të gjitha daljet e tij janë transmetuar të plota në ‘Facebook”, pa asnjë prerje apo censurë.

“Në dijeninë time askush nuk ka penguar ndjekjen e aktiviteteve të opozitës, por nëqoftëse është kështu, le ta bëj reflektimin sot dhe publikisht para të gjithëve. Absolutisht, në asnjë aktivitet publik timin si kryetar i opozitës, apo të bashkëpunëtorëve të mi, nuk ka për të pasur asnjë kufizim të pranisë mediatike.

Unë e di se aktivitetet e mia janë transmetuar live në facebook, të plota, pa prerje, nuk është prerë as fillimi, as fundi. Megjithatë, për t’ju përgjigjur një kërkese konkrete të ngritur sot, po ju them sot se asnjë kufizim nuk do të ketë në asnjë ngjarje politike të Partisë Demokratike, në veçanti timen si kryetar i Partisë Demokratike”.- u shpreh Basha.

Shpërndaje
Share.

Komento