Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha nga Tirana: Jemi partia e shqiptarëve, që bën gjithçka për ta!

16:31 09/06/2021
Reading Time: 5 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e PD-së në Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve të brendshme për zgjedhjen e kryetarit që do të mbahen  më 13 qershor.

Basha ka thënë se zgjedhjet e 25 prillit ishin të manipuluara dhe i cilësoi ato si “masakër elektorale”.

Ai nënvizoi ndër të tjera, se përballë manipulimit të votës, korrupsionit, rrengjeve të mazhorancës, Partia Demokratike arriti të merrte një rezultat historik në zgjedhjet që sapo lamë pas.

“Faleminderit zoti kryetar për këtë pritje shumë të veçantë! Faleminderit zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra të degës numër 5, ju falënderoj nga zemra për këtë mikpritje kaq të ngrohtë!
Fjala e parë që kam për ju pas grupseksioni, është mirënjohje me e thellë për sakrificën tuaj, për punën tuaj, për shkollën politike që keni ndërtuar me një sakrificë vetmohuese dhe me një mençuri unike në këtë zonë. Që në kushtet e 25 prillit, në kushtet e masakrës zgjedhore që për nga volumi dhe shumëllojshmëria e instrumenteve ja ka kaluar çdo manipulimi zgjedhor të këtyre viteve pikërisht këtu, Partia Demokratike e Shqipërisë, ju strukturat, demokratet dhe demokratët e kësaj strukture arritët jo vetëm të qëndronit, jo vetëm t’i ofronit betejë kësaj masakre zgjedhore, po të korrnit një rezultat rekord për të cilin ju jam mirënjohës dhe që e di që ka ardhur me një çmim të lartë sakrifice, nuk ka ardhur si një dhuratë nga qielli.

Ka ardhur me një çmim sakrifice personale të gjithsecilit prej jush, të familjarëve tuaj, të demokatëve që keni udhëhequr në këtë betejë, sepse jo vetëm beteja ishte në kushte të pabarabarta, diçka e ditur dhe e parashikuar dhe e parathënë nga ne kohë para se të niste, por se si asnjëherë tjetër i pari i këtij regjimi politiko-oligarkiko-kriminal, i cili që në fjalën e tij të parë e ka bërë të qartë se nuk i njeh rregullat e pluralizmit, se nuk e njeh trajtimin e kundërshtarit politik si të tillë, zbatoi në të gjithë këtë periudhë dhe vazhdon të zbatoj pas 25 prillit ndaj demokratëve dhe mbështetësve tanë, ndaj të gjithë aktivistëve dhe pjesëmarrësve në fushatë, qofshin këta edhe të majtë apo socialistë që zgjodhën haptazi ose jo të mbeshtesin Partinë Demokratike.

Sot ndodhem para jush në kushtet e një gare të brendshme statutore për kryetarin e Partisë Demokratike, një garë e cila po zhvillohet ndërkohë që Shqipëria po përjeton shokun dhe tronditjen e 25 prillit, e një procesi i cili në vetvete përbën hapin e fundit të regjimit për asgjësimin e demokracisë.
E keni dëgjuar besoj shprehjen masaker zgjedhore dhe nuk është një togfjalësh, por është përmbledhja më koncize e shtrirjes kapilare të gjithë fenomeneve katalogu i të cilave është tepër i gjatë për tu përmendur, por që përvoja juaj personale ju bën t’i veçoni ato përmes shembujve konkretë shumë më mirë se sa ç’mund të bëja unë duke i sintetizuar nga kjo foltore. Gjithsecili prej jush në këtë sallë i ka sjellë me vete shenjat e betejës që keni bërë, gjithsecili prej jush në këtë sallë e di fare mirë domethënien e dy konstatimeve kryesore të raportit fillestar të OSBE ODIHR-it, blerjes masive të votës por akoma më keq, shkrirjes së shtetit me partinë shtet. Përdorimin e çdo hallke dhe çdo institucioni, shkeljen e çdo rregulli. Ndaj, ndonëse kjo është detyra jonë kryesore, ta denoncojmë këtë siç po bëjmë ditë për ditë para opinionit publik, ta dokumentojmë edhe përmes institucioneve të kapura të këtij shteti, ta raportojmë para aleatëve dhe miqve ndërkombëtar.

Ajo që dua të them në këtë parashtrim janë tre gjëra, së pari, aftësia juaj të dashur miq, për të sheshuar mosmarrëveshjet dhe pakënaqësitë normale të cilat ndodhin në gjirin e çdo familje politike dhe çdo organizate brenda familjes politike.
Bashkimi i demokratëve ishte paranteza dhe themeli i një bashkimi më të madh që ka ndodhur ndonjëherë në këto 30 vite dhe se kam fjalën thjeshtë për koalicionin tonë i cili me të vërtetë është më i madhi i 30 viteve. E kam fjalën për atë bashkim, për atë aleancë vlerash që krijuam me qytetarët shqiptarë i cili mori formë përmes programit tonë. Po kështu, unik për nga zgjidhjet që ofroi, cilësia e tyre, vërtetësia e tyre, realizmi i zbatimit të tyre, buronin në radhë të parë nga fakti se vinin si produkt jo vetëm i një ekipi dhe i një pune dy vjeçare por mbi të gjitha i prekjes së problemeve derë më derë, shtëpi më shtëpi, biznes më biznes, fermë më fermë, grup interesi pas grup interesi dhe jo thjeshtë prekjes dhe njohjes së tyre që është detyra e parë e çdo organizate politike por e ndjerjes së dhimbjes dhe vuajtjeve që ky regjim ua ka shtruar në çdo sofër shqiptarëve. Dhe së treti, qëndrimi besnik ndaj vlerave tona i cili kurrë nuk ka qenë më sfidues se në këto palë zgjedhjeve. Kurrë nuk ka qenë më sfidues, thirrja, tundimi për të mos iu dorëzuar anti-vlerave.

Dega 5, Tirana dhe e gjithë Shqipëria, demokratët dolën në këtë betejë me njerëz të vlerave, me program, me vizion, me bashkim. Përballë kishim njerëzit e antivlerave, ikonat e korrupsionit dhe të krimit, lista të diktuara jo nga Partia Socialiste por nga krerët e kartelëve të drogës, nga oligarkët dhe shërbëtorët e tyre. Përballë kishim thasët me para të taksave të shqiptarëve pra, të buxhetit të shtetit të abuzuar në mënyrën më të kundraligjshme me të gjitha format dhe mënyrat që mund të përfytyronim madje edhe mënyrat që si kishim përfytyruar më parë që nga legalizimet për vota, tek ndërtimet pa leje për vota, tek përdorimi i infrastrukturës së asistencës sociale apo pensioneve apo dhe vetë ambulancave për shpërndarjen e parave për votat tek paralizimi në rastin më të mirë i policisë për të parandaluar krimin bashkë me prokurorinë dhe rastin më të keq përdorimi i tyre për të mbuluar apo mbrojtur kryesinë dhe autorin e krimeve zgjedhore përballë pra, këtyre antivlerave, ju demokratët e degës 5, demokratët e Tiranës dhe mbarë Shqipërisë u përgjigjët vetëm me vlera.
Në bindjen time fakti që shqiptarët na ndoqën përkundër kësaj masakre zgjedhore nuk qëndron tek vetëm këto 3, por qëndron mbi të gjitha tek i njëjti faktorë që për mua diferencon partinë demokratike nga simotrat e zhdukura apo në prag të zhdukjes dhe ky është fakti që ne nuk kemi bërë asnjë çast kompromis me të keqen. Ky është fakti që ne kemi vite që bëjmë betejë me të keqen, ky është fakti që ne nuk jemi dorëzuar asnjëherë para të këqes dhe nuk kemi pranuar të bëhemi fasadë e saj.”, tha Basha.

Etiketa: bashashqiptarëveTirana

Të lidhura

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit
Kryesore

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

Kryetari i KZAZ-së nr. 30 në Tiranë, Remzi Mehmeti, ka folur për mediat lidhur me incidentin që ndodhi mesditën e...

18:53 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt
Kryesore

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Në Tiranë kanë mbetur për t’u numëruar më pak se 8 mijë vota të Diasporës, ndërsa një mandat parlamentar vijon...

12:14 15/05/2025
Para
Bilanci i COVID-19/ Rritet numri i të infektuarve, asnjë humbje jete në 24 orë

Bilanci i COVID-19/ Rritet numri i të infektuarve, asnjë humbje jete në 24 orë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.