Basha nga Shkodra: Të hiqen taksat, pandemia falimentoi 4900 biznese

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka dlë në krah krybashkiaës së Shkodrës për propozimin për heqjen e taksave të biznesit gjatë pandemisë.

Gjatë një takimi me biznesin e vogël në Shkodër, lideri demokrat u ndal tek ekonomia që po përballet me krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia. Sipas tij, 4900 biznese u mbyllën për shkak të pandemisë.

“Dua të falënderoj kryetaren e bashkisë që ka propozuar që të hiqen taksat për biznesin. Qeveria nuk ka marrë përgjegjësinë që të miratojë këtë propozim të kryebashkiakes. Ne kemi gjykuar se kjo ishte mënyra e drejtë për të vepruar, siç po bënin vendet e rajonit. Kemi kërkuar që të kalohen ndasitë politike. Sot ka dalë një studim, ku tregon se 4900 biznese janë mbyllur, ku Shkodra është ndër vendet më të goditura. Sa i takon ekonomisë së bizneseve në Shkodër, shpresova dhe bëra thirrje që të tejkaloheshin ndasitë politike. Ata këshilltarë të Këshillit Bashkiak mund të bënin një vepër të mirë, për të hequr detyrimet lokale. Ta bënin pa preson. Unë e di se ata kanë pasur presion. Të paktën ne ato momente të fillimit të krizës, shpresoja shumë që do ta ndanin politikën e përditshme nga hallet e mëdha që po pllakosin shqiptarët dhe Shqipërinë. Falimentimi i bizneseve është për shkak të neglizhencës. Situata ndodhet në këtë pikë për shkak të braktisjes që i është bërë sot Shkodrës nga qeveria. Dje kemi pasur një regjistrim rekord vdekjesh. Numri për fakt të keq që fshihet nga Rama është dhe më i lart. Të gjithë duhet të mbajmë përgjegjësitë tona në këtë situatë. Numri i infeksioneve po rritet në mënyrë galoponte, ndaj duhet të kemi kujdes. Këtu ka dështuar në mënyrë spektakolare. I qëndroj dhe një herë propozimit që bëmë në mars, sipërmarrja dhe biznesi i vogël duhet të ketë të paktën të njëjtën ndihmë që jep Kosova dhe Mal i Zi. Kjo gjendje është produkt i një krize të tejzgjatur.”, tha Basha.

Shpërndaje
Share.

Komento