Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha nga Elbasani: Ne do ta luftojmë dhe rrëzojmë regjimin!

14:32 16/05/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, ka vijuar turin e takimeve me strukturat e partisë në qytetin e Elbasanit. Nga ky qytet ai ka folur për atë që e quan “masakër elektorale”.
Sipas Bashës, ky term i qëndron qytetit të Elbasanit, që ndryshe nga e kaluara që njihej si një qytet i Normales dhe Ditës së Verës, sot, sipas tij, është kthyer në një vend ku mbizotëron krimi dhe trazirat.Ai premtoi se luftojë dhe rrëzojë regjimin Rama-Doshi, për t’ua kthyer Shqipërinë shqiptarëve.

“Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, kryetar të degëve të Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, kryetar të grupseksioneve, anëtarë të kryesisë, të nderuar kandidat për deputet, zoti drejtues politik dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Demokratike, ju falënderojë për pjesëmarrjen në këtë takim!

Nuk është takimi i parë, ndonëse duhet të ishte i pari, sepse në asnjë vend tjetër nuk ishte më e rreptë, më e fortë përballja midis dy botëve që s’kanë asgjë të përbashkët me njëra-tjetrën: botës së qytetarisë, botës së dhembshurisë për fatet e bashkëqytetarëve tanë, të vizionit, të planeve, të ideve, të zgjidhjeve që ne ofruam në programin tonë.

Të ekipit dinjitoz që e ofroi këtë program kudo dhe ekipit të jashtëzakonshëm që e mbështeti nga qendrat e qyteteve, në fshatrat më të largëta, me botën e errët që ka bërë bashkë pushtetin më të korruptuar në 30 vite histori pluralizëm me bandat e krimit të organizuar.

Ndaj, dua ta nis me një falënderim nga zemra për gjithsecilin prej jush, drejtues kurajoz të strukturave të Partisë Demokratike dhe për të gjithë demokratët e qarkut të Elbasanit nga Përrenjasi dhe Librazhdi, në Gramsh, Peqin e Cërrik, e padiskutim këtu në qendrën e qarkut, në Bashkinë e Elbasanit dhe në qytetin e Elbasanit.

Një qytet që është njohur për dekada dhe për shekuj, për shkollën, për festën e verës, për qytetarinë e tij, por që fatkeqësisht tashmë gjatë këtyre javëve mbeti në kronikat e lajmeve për vrasjet mafioze. Akoma pa u tharë një njollë gjaku, ndodh një tjetër ngjarje kriminale dhe kryefamiljarët e Elbasanit nxitojnë të bëjnë apelin e familjarëve të tyre me trishtimin dhe frikën në zemër se mos ndonjëri prej tyre është bërë pre, ka rënë pre, ka rënë viktimë e ndonjë plumbi qorr.

Sepse Elbasani tashmë nuk njihet si qyteti i Normales, nuk njihet si qyteti i Festës së Verës, por njihet ashtu siç janë detyruar ta pranojnë edhe vet krerët më të lartë të institucioneve të ligjzbatimit në vend, si kryeqyteti i krimit. Kjo është e vërteta.

Ndaj, sot nga Elbasani kam një mesazh.
Për të gjithë ata që nuk besojnë ose nuk duan të besojnë se 25 prilli ishte dita e zgjedhjeve të vjedhura nga regjimi Rama-Doshi, masakra elektorale më e madhe dhe vjedhja më e madhe e votave në 30 vite histori pluralizëm, ejani në Elbasan, dhe shikoni se si kryepolici i vendit që në fakt është kryepolici i Edi Ramës, mori në mbrojtje bandat që u sulën për të terrorizuar, për të blerë dhe për të kërcënuar qytetarët e Elbasanit me pistoletat e tyre me tyta të kromuara, të cilat nuk nguruan t’ua vënë në kokë dhe drejtuesve lokal të policisë së Elbasanit.

Atyre që nuk e kuptojnë akoma apo bëjnë sikur nuk e kuptojnë përmasën reale të masakrës zgjedhore të 25 prillit, ju them ejani në Elbasan dhe shikoni se si prokurori u përpoq të fshihte provat e kapura në flagrancë të materialeve zgjedhore, të shitblerjes masive nga bandat kriminale që kanë vënë përfund policinë, institucionet dhe kontrollojnë tërësisht qytetin dhe qarkun e Elbasanit.
Atyre që pyesin pse nuk jeni të gatshëm të bashkëpunoni me Edi Ramën, ju them ejani në Elbasan. Ejani dhe shikoni se si janë bërë njësh pushteti me krimin, krimi me pushtetin. Siç e ka thënë dikur gjyqtari i famshëm anti-mafia, Paolo Borselino, “krimi dhe politika ushtrojnë kontrollin mbi të njëjtën hapësirë. Ato nuk mund të jenë në paqe me njëra-tjetrën, por vetëm në luftë me njëra-tjetrën ose përndryshe njëra prej tyre ka fituar”, tha Basha.

Etiketa: bashado luftojmeelbasanishqiperineshqiptarëve

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
Përshkallëzimi i tensioneve, liderët myslimanë takim urgjent për situatën në Gaza

Përshkallëzimi i tensioneve, liderët myslimanë takim urgjent për situatën në Gaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

09:03 14/05/2025
Drejt përfundimit numërimi edhe në Lezhë, sa mandate sigurojnë PS dhe PD

Përfundon numërimi për votimin brenda, KQZ: Ja sa qytetarë votuan

08:37 14/05/2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:30 14/05/2025
Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet

Diaspora/ Numërohet rreth 40 përqind e zarfeve, rezultatet

08:14 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.