Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha nga Durrësi: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë, vazhdojmë betejën

14:40 05/06/2021
Reading Time: 4 min lexim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim ditën e sotme me demokratët e qarkut të Durrësit. Në bashkëbisedimin me to, Basha ka renditur të gjitha arsyet që dërguan në humbjen e PD në zgjedhje.

DEKLARATA:

“Mirë se ju gjej zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, përshëndetje nga zemra, me një mirënjohje të thellë për gjithsecilin prej jush këtu në këtë sallë për qindra, për mijëra demokratë të degës së Durrësit, për betejën e jashtëzakonshme, për sakrificat, për vetëmohimin, për punën e palodhur që keni kryer gjatë betejës së 25 prillit.

Për drejtuesit politik të kësaj beteje, për kandidatët tanë për deputet, për drejtuesit e Partisë Demokratike, kryetarët e grupseksioneve, anëtarët e kryesisë, për drejtuesit e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, dhe të përfaqësueses të e FRPD-së, të Lidhjes Demokratike të Gruas, të gjithë aktivistët e fushatës tonë të cilët në Durrës jo vetëm i arritën objektivat e përcaktuara elektoralisht, por i tejkaluan ato përkundër masakrës së jashtëzakonshme zgjedhore.

Një arsye e cila nuk rëndon dhe nuk është faj i asnjërit prej jush këtu në këtë sallë, as i demokratëve të Durrësit dhe as i qytetarëve të Durrësit. Ndaj, më vjen mirë që ndodhem sot këtu ndonëse jo në rrethanat në të cilat të gjithë do kishim dëshiruar të ishim bashkë. Sepse vëllezër dhe motra, 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë, njësoj si në 31 marsin e largët të vitit 1991, këto ishin zgjedhje pa zgjidhje.

Dhe kjo për shkak të shtetit të bërë njësh me partinë dhe të partisë të bërë njësh me shtetin. Kjo për shkak të krimit të organizuar, të futur në çdo qelizë të shtetit dhe të aktivizuar e riaktivizuar për herë të dytë në Durrës. Në Durrësin e 339 që akoma mban peng negociatat dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.

Kjo për shkak të mizorisë, të poshtërsisë, të harbutërisë të një kundërshtari që nuk ka respekt për pluralizmin dhe e konsideron kundërshtarin politik si një armik. Unë e di sakrificën e gjithsecilit prej jush këtu në këtë sallë.

Me këto instrumente zbritën palët në këtë betejë nga njëra anë një regjim i kompromentuar në palcën e krimit, me kriminel në krah, me njerëzit e dosjeve. Nga ana tjetër ekipi ynë me njerëz të sprovuar, me qëndrestarë, me intelektual, me përfaqësues të betejave tona ligjore dhe parlamentare, me njerëz të sprovuar të qëndresës ndër vite, ai me thesin e hapur si asnjëherë tjetër, as në 2001 dhe as në 2005 të buxhetit të masakruar të parave të shqiptarëve, i cili javën e fundit u derdh lumë mbi fatkeqit e tërmetit të cilëve pa asnjë transparencë dhe jo në bazë të vlerësimeve të drejta, ju ofruan në shkëmbim të votës 89 herë më shumë para në 5 ditët e fundit të fushatës sesa 15 muaj që i lanë në pikë të hallit. Legalizime për vota, ndërtime pa leje për vota, hashash për vota, punësime e shpunësime për vota.

Ndaj, i është rikthyer manovrave, dy prej të cilave shquhen. E para, dredhia, hileja e shtrirjes së dorës për gjoja bashkëpunim pa kushte e pa vija të kuqe e me letra të bardha.

Tani më nuk ka shqiptarë që nuk e njeh dredhinë dhe mashtrimin si dy vetitë kryesore të Edi Ramës. Po pse e bën pikërisht tani? Sepse e njeh forcën me të cilën kemi dalë nga kjo betejë. Sepse e di që edhe durrsakët e thjesht, edhe shqiptarët e thjesht, shokut dhe tronditjes po i lë vend zemërimi dhe do në këtë mënyrë të zbus e mundësisht të zhduk betejën që e pret. Dhe kjo mund të arrihet duke na bërë pjesëtarë të masakrës, pjesëtarë të vjedhjes, pjesëtarë të krimeve zgjedhore dhe të tillë do të bëhemi nëse pranojmë bashkëqeverisjen nëse e kapim dorën e shtrirë te hajdutit të vullnetit të shqiptarëve me 25 prill.

Dy përgjigje të qarta dhe të prera për dy pyetje që shtrohen e rishtohen. Kryetari i Partisë Demokratike nuk i njeh zgjedhjet e 25 prillit si legjitime dhe përfaqësuese të vullnetit të shqiptarëve. Kryetari i Partisë Demokratike e hedh poshtë me neveri bashkëpunimin me autorin e kësaj masakre dhe i ftoj të gjithë shqiptarët të na bashkohen në të vetmen rrugë që ka një shoqëri e civilizuar, e në veçanti një shoqëri që është nisur për në destinin Europian. Mos ta pranojmë rënien e demokracisë, mos ta pranojmë mbivendosjen e vullnetit të pakicës mbi pakicën mbi vullnetin e shumicës por të bëjmë me gjithë format dhe mënyrat betejën tonë deri në rikthimin e legjitimitetit, demokracisë dhe përmes tyre ndryshimit për Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Basha.

Etiketa: durresLulzim Bashapd

Të lidhura

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti
Kryesore

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Edmond Spaho ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij parlamentare. Në një reagim...

21:22 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit
Kryesore

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

Sali Berisha ka thirrur këtë të mërkurë një mbledhje urgjente me drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Demokratike, në vijim...

18:02 14/05/2025
Para
Shehaj nga Saranda: Nëse humbëm sepse Rama bleu votat, s’kemi pse të futemi në Parlament!

Shehaj: Me mua në krye, Partia Demokratike nuk do të ketë marrëveshje me Ramën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.