Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha mbyll marrëveshjet me tre aleatë, PDIU dhe PR kërkojnë më shumë  vende në listë

17:35 14/01/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbyllur marrëveshjet me tre nga aleatët e tij për zgjedhjet e 25 prillit. I pari që dakordësoi me demokratët ishte Agron Duka i Partisë Agrare Ambientaliste, i cili do të renditet i treti në listën PD-së në Durrës.

Pas tij, edhe PDK ra dakord që kryetari Nard Ndoka të jetë pjesë e listës së sigurt të Shkodrës, ndërsa kreu i LZHK, Dashamir Shehi do të jetë në listën e Tiranës.

Negociatat vazhdojnë të jenë të pambyllura me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, republikanët e Fatmir Mediut, dhe PBDNJ-në e Vangjel Dules, ky i fundit më pranë marrëveshjes dypalëshe me Bashën.

Në një intervistë televizive, Shpëtim Idrizi shprehet se për të qenë marrëveshje sa më të pranuara nga palët, duhet që të respektohet pesha specifike e secilës parti në zgjedhje.

“Në negociata duhet të na udhëheqë qëllimi i përbashkët kundrejt Ramës. Të respektohet pesha specifike e partive politike në zgjedhje”,- tha ai.

Kreu i PDIU, shprehet gjithashtu se këto negociata janë të vonuara, dhe se tashmë opozita duhej të ishte në marrëveshje me qytetarët. Idrizi shprehet se kjo ka ardhur edhe si pasojë e ndryshimeve kushtetuese, ku Rama qëllimisht kërkon që të fusë në mosmarrëveshje opozitën e bashkuar.

“Ndryshimet kushtetuese vonuan marrëveshjet në opozitë. PDIU është konsoliduar në 5 qarqe. Do të ruaj peshën specifike të PDIU-së”,- shtoi ai.

Të vështira duken negociatat edhe për Partinë Republikane të Fatmir Mediut. Kryetari i PR për Tiranën, Blendi Sulaj shprehet se partia që ai aderon kërkon që t’i respektohet pesha që ka në qarqe të ndryshme të vendit, ndryshe nëse PD nuk e konsideron këtë, secili do të shohë punën e tij.

Ndërkohë aleati tjetër i PD, LSI, ka vendosur që në zgjedhjet e 25 prillit të dalë me listën e saj.

/Gazetareforma.com/

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bashapdzgjedhjet

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Interpoli kërkon shqiptarin që vrau nga xhelozia ukrainasen dhe të dashurin e saj

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English