Basha: Krahasuar me Ramën, Valdrin Pjetri, kriminel i rangut të tretë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me dorëheqjen e Valdrin Pjetrit, por edhe me statuset e shumta nëpërmjet të cilave kryeministri Edi Rama ka shpjeguar situatën.

Basha e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama si një rrezik për çdo familje shqiptare. Ai madje ka publikuar edhe një video në rrjetin social Facebook, ku i rikujton Ramës kryebashkiakët dhe deputetët e PS që kanë pasur probleme me ligjin dhe me fshehjen e të shkuarës.

Këtu përmendet Mark Frroku, Saimir Tahiri, Elvis Roshi dhe Vangjush Dako.

“Krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë, një trafikant i dënuar droge që ka fshehur të kaluarën e tij.

Por është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës.

Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare!
Gjatë regjimit të tij, Shqipëria u kthye në parajsën e krimit të organizuar dhe të pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit.

Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”, shkruan në rrjetin social Facebook Lulzim Basha.

Shpërndaje
Share.

Komento