Ish-kryeministri, Sali Berisha ka braktisur sallën e Kuvendit, pak më parë së bashku me grupin parlamentar të PD-së, i cili është i udhëhequr nga Lulzim Basha.
Në një deklaratë për media ai është vetëdeklaruar si pjesë e grupit parlamentar të PD-së.
Burime bëjnë me dije se ish-kryeministri, Sali Berisha i ka dërguar një shkresë Parlamentit, ku është vetëdeklaruar si deputet i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Sjellim në vëmendje se ish-kryeministri u largua nga grupi parlamentar i PD-së, kreu i kësaj partie Lulzim Basha, një ditë para se të niste sesioni i 10 parlamentar.
Ditën e sotme, Berisha iu bashku vendimit të Bashës dhe deputetëve të tjerë të PD për t’u larguar nga salla e Kuvendit, pa votuar për përbërjen e komisioneve parlamentare.
Sjellim në vëmendje se pak minuta pasi nisi seanca plenare, Basha dhe deputetët demokratë, përfshirë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, kanë lënë sallën e Kuvendit.
“E ke nisur seancën plenare duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që s’duhet të ishte në këtë sallë. Je një manekinë që merr urdhra nga dikush që nuk duhet të ishte këtu. Me çfarë pushteti e miraton rendin e ditës. Kështu është kur vendos drejtuese një si ty. Turp të vijë,”- tha Basha dhe doli nga salla.