Basha: “Ardi Veliu, stjuardes i Balilit”

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Krydemokrati Lulzim Basha vijon akuzat kundër qeverisë dhe Policisë së Shtetit në lidhje me arrestimin e Klement Balilit.

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço, Basha tha se drejtori i Policisë së Shtetit i vë në shërbim makinën e tij Klement Balilit, trafikant i kërkuar ndërkombëtar.

“Fytyra tjetër drejtori i Përgjithshëm i policisë sillet si stjuardies me një trafikant ndërkombëtar të drogës, duke i ofruar makinën e tij. Ky është një moment tragjik për të huajt. Duket si një skenë nga filmi i narkos. Duket edhe komik. Një shtet i cili përkulet, serviloset përpara një të kërkuari ndërkombëtar dhe sillet brutalisht ndaj qytetarëve të thjeshtë, ky shtet duhet të rrëzohet.”– tha Basha.

Shpërndaje
Share.

Komento