Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Basha: 25 prilli është ditë e një fatkeqësie kombëtare, regjimi Rama-Doshi i shëmtuar

12:25 07/06/2021
Reading Time: 3 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndodhet sot në Qarkun e Shkodrës, ku ka zhvilluar disa takime me demokratët e kësaj zone. Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat tha se PD është e bashkuar dhe se nuk dorëzohet.

“Vij sot në Shkodër me kënqësinë e përhershme që ndodhem në mesin tuaj. Kënaqësi e cila vjen jo vetëm për shkak të dashamirësisë, besimit dhe miqësisë që keni demonstruar jo me fjalë, por me vepra ndaj meje dhe lideshipit tim gjatë këtyre viteve, por po kështu sepse jeni dhe mbeteni njerëzit që i keni prirë sakrificave të Partisë Demokratike, i keni prirë betejave tona, i keni prirë kauzave tona dhe e keni bërë këtë me moralin më të lartë.

E keni bërë këtë me parimet më të shenjta, e keni paguar këtë me çmimin më të shtrenjtë pavarësisht se këtu në Shkodër ka zanafillën jo vetëm masakra zgjedhore, por dhe mekanizmi më i shëmtuar i aleancës dhe regjimit të Edi Ramës dhe Tom Doshit.

Fatkeqësisht, 25 prilli jo vetëm nuk shënoi momentin e shumëpritur të ndryshimit për Shkodrën dhe për Shqipërinë, por shënoi një arrest kardiak për demokracinë duke asgjësuar përkohësisht të vetmin mekanizëm që një shoqëri e civilizuar dhe pluraliste ka vullnetin e shumicës.

 

Vëllezër dhe motra, ndodhem sot para jush në radhë të parë për t’ju shprehur mirënjohjen më të thellë gjithsecilit prej jush dhe të gjithë demokratëve të Shkodrës për betejën e jashtëzakonshme dhe sakrificat tuaja dhe për t’ju thënë se në këtë betejë keni marrë me vete jo thjesht dhe vetëm zotimin dhe misionin tuaj individual dhe të familjes tonë politike, por edhe shpresën dhe bekimin e çdo shkodraneje dhe e çdo shkodrani që kërkonte, priste, dëshironte dhe sot akoma më shumë është i përgjëruar për ndryshimin.

Vij këtu pas një turi nga jugu në veri, në një periudhë kohore që tashmë po mbush dy javë dhe ku kam parë me sytë e mi jo vetëm tek demokratët, por tek të gjithë shqiptarët se si tronditjes, zhgënjimit, mosbesimit, hidhërimit për masakrën zgjedhore të 25 prillit i ka lënë vend zemërata, por i ka lënë vend po kështu vendosmëria për mos ta lënë Shqipërinë, shqiptarët dhe demokracinë në udhëkryqin e rrezikshëm që ka ekspozuar për herë të tretë brenda 30 viteve e keqja dhe shtëpia e të keqes.

Jo më kot kam hequr një paralele midis 31 marsit të 1991-shit dhe 25 prillit 2021-shit. E ku tjetër më mirë se në Shkodër mund të shpjegohet kjo paralele jo thjesht në kuptimin mendor, racional e të arsyetimit, por në kuptimin shpirtëror të fjalës. Kush prej atyre që ishin në moshë për të kujtuar, të rinj, gjimnazistë, studentë apo prindër nuk e mban mend pritshmërinë e datës 31. Kush nuk e mban mend zemrat e ngritura peshë nga emocioni dhe përligja e pritshmërisë se dita e fundit e komunizmit kishte ardhur, se dita e parë e demokracisë po çelte.

E ku më mirë se në Shkodër mund të shpjegohet zhgënjimi, ndjenja e pabesueshmërisë, e tronditjes së thellë që solli 31 marsi, zgjedhjet pa zgjidhje të 31 marsit e që çuan më pas në një tjetër shok dhe tronditje pas revoltës së gjimnazistëve të “Jordan Misjes” dhe shkodranëve me 2 prill që përfundoi me masakrën e 2 prillit.

Sepse në të vërtetë 25 prilli është ditë e një fatkeqësie kombëtare, është dita e vdekjes klinike të demokracisë; Për ta thënë thjeshtë, shkoqur dhe qartë për këdo, demokraci mbi së gjitha dhe para së gjithash do të thotë vullnet i shumicës dhe me 25 prill shumicës i është mbivendosur një pakicë e pakicës. 25 prilli nuk ka lidhje me demokracinë, nuk ka lidhje me vullnetin e shkodranëve, nuk ka lidhje me vullnetin e shqiptarëve. 25 prilli është gjëma dhe krimi final i regjimit të Edi Ramës dhe Tom Doshit.

Sigurisht edhe unë ndaj njësoj si ju preokupimin dhe synimin që kjo garë e brendshme statutore jo vetëm t’i shërbejë dhe t’i shtojë vlerat tona, bashkimin tonë dhe fuqinë tonë para qytetarëve dhe as t’i fryjë frymës së përçarjes dhe as të pakësojë aftësinë tonë për t’u përballur me peshën e dyfishtë që na rëndon në supe pas 25 prillit”, tha mes të tjerash Basha.

Etiketa: Lulzim BashapdShkoder

Të lidhura

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti
Kryesore

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Edmond Spaho ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij parlamentare. Në një reagim...

21:22 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit
Kryesore

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

Sali Berisha ka thirrur këtë të mërkurë një mbledhje urgjente me drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Demokratike, në vijim...

18:02 14/05/2025
Para
Shembja e ndërtesave në bregdet, Ndreu: Bashkia Lezhë ka prishur mbi 30 objekte

Shembja e ndërtesave në bregdet, Ndreu: Bashkia Lezhë ka prishur mbi 30 objekte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.