Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bar “Balux” nuk e lë të qetë! Fatma Mesiti denoncon përsëri: Po luhet si macja me miun prej tre vitesh

15:08 11/05/2022
Reading Time: 3 min lexim

Betonizimi i Tiranës dhe ‘zhdukja’ e gjelbërimit për shkak të favorizimit të oligarkëve që ngrenë kulla, biznese dhe ndërtesa që gjenerojnë para në xhepat e tyre shpesh irritojnë popullin e thjeshtë që nuk kërkon asgjë tjetër vetëm privatësi dhe dritë dielli në shtëpinë e tyre. Kjo gjë po ndodh me zonjën Fatma Mesiti, e cila prej dy vitesh nuk po gjen qetësi për shkak të ndërtimit të lokalit bar “Balux” tek zona e ish-Bllokut e cila është shumë pranë dritares së dhomës së gjumit të pallatit të saj.

“Gazeta Reforma” e ka ndjekur çështjen prej kohësh dhe sipas zonjës Fatma, artikujt kanë pasur ndikim që punimet të ndërpriteshin.

Por sërish kanë filluar punimet, dhe zonja Mesiti ka bërë disa tentativa për t’i ndaluar, por është ndeshur me një mungesë totale korrektese nga Emergjenca (112). Denoncuesja për “Gazetën Reforma” shprehet se po “luhet si macja me miun” prej 3 vitesh dhe në këtë mes sigurisht që ndërhyn një dorë e fortë politikani. Gjithashtu Fatma Mesiti ka kontaktuar me kreun e IMT-së por ai i është përgjigjur me arrogancë duke i thënë se nuk është roje objekti.

Denoncimi i radhës i Fatma Mesitit:

Unë kam 3 vite me ankesa si në bashki, në polici, tek platforma apo edhe në Drejtorinë e Policisë në Tiranë. Kam bërë kallëzim penal ku prokuroria e pushoi çështjen në favor të shkelësve të ligjit dhe ja përcolli gjykatës. Gjykata ia ktheu mbrapsht prokurorisë duke I lënë disa detyra, të cilat konsistonin në: marrjen e firmave të banorëve, të pyetet kallëzuesja (që në këtë rast jam unë) dhe të respektohen distancat.

Një vit pati heshtje dhe pauzë, por filluan përsëri. Hoqën 2 herë tendën dhe vendosën çadra. Unë kam bindjen e plotë që punonjësit e bashkisë i lejojnë të gjitha manovrat për arsye se nuk ua kthejnë dot paratë!

Një qytetar i zakonshëm nuk vendos dot një tendë në ballkonin e tij, ndërsa këtë munden. Ata kanë vendosur një tendë të madhe që shëmton komplet territorin. Sot u vendosën hekurat, lajmërova policinë bashkiake dhe atë të rendit. Në fakt ato filluan që pardje por unë lajmërova policinë bashkiake dhe e lanë në mes punën ditën e djeshme. Po sot kur unë po ikja në punë ato vendosën hekurat. Mora në telefon 112, që është emergjenca, ato nuk u përgjigjën, pastaj mora një të njohurin tim në polici, I cili lajmëroi sallën operative. Unë zgjidha në mënyrë private denoncimin në polici.

Shkoi policia, unë kisha punë e nuk mund të qëndroja dot. Mora përsëri 112 dhe I bëra ‘për një lekë’, iu thashë që tu vijë turp që nuk përgjigjeni edhe pse jeni emergjenca. Po sikur të jetë dikush që të kërcënon me vdekje?! Varrosesh dhe policia është inekzistente.

I shkruajta Mariglen Qatos, kryetarit të Mbrojtjes së Territorit dhe i thashë që nëse ndodh diçka përgjegjësia është mbi ju.

Por ai më tha: Mos më di roje objekti ti mua? Ndërkohë që unë ia ktheva: Zotëri ti nuk je roje objekti por ti firmos. Por ai më fyeu duke më thënë që nëse e do e kthejmë personale. E kam thirrjen e tij në telefon, por nuk dija ta regjistroja bisedën. Në fakt në moment nuk më shkoi në mendje ta regjistroja me një tjetër telefon.

Sapo erdha në shtëpi pashë që punimet ishin ndërprerë nga policia, por hekurat janë vendosur. Ja kjo është gjendja këtu, luhet si macja me miun prej tre vitesh, prishen tendat, vendosen çadrat, kur shkruajtët juve i mbyllën. Një muaj pauzë dhe përsëri i hapën dhe veprojnë për t’u zhvilluar aktiviteti. Pra këtu është një dorë e fortë politikanësh që guxojnë. Janë hedhur shumë para.

Përgatiti: Gazeta Reforma

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Bar “Balux”Betonizimi i Tiranëseditor-choiceFatma Mesitifeatured-newszona e ish-bllokut

Të tjera

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!
Aktualitet

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të kthehet në gjueti tradhtarësh, por kjo nuk do të thotë të mbyllim sytë. Në Shqipëri, pushteti...

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh
Aktualitet

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Ka një moment kur pushteti nuk ka më nevojë të sulmojë shumë. Mjafton të presë. Të presë që njerëzit të...

15:00 17/06/2026
Para
“Qesh mirë kush qesh i fundit”, asgjë nuk ia zbeh dot shkëlqimin Elsa Lilës  (Foto)

“Qesh mirë kush qesh i fundit”, asgjë nuk ia zbeh dot shkëlqimin Elsa Lilës (Foto)

Lajmet e fundit

Mos harroni oligarkët!

Mos harroni oligarkët!

18:32 17/06/2026
Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

Protesta nuk duhet të ketë gjueti tradhtarësh, por nuk duhet të ketë as naivitet!

17:57 17/06/2026
Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

Të mos biem në kurthin që na largon nga kauza: Protesta është për Shqipërinë, jo për përçarjen mes nesh

15:00 17/06/2026
E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

E FUNDIT: Parlamenti Evropian kërkon moratorium të menjëhershëm për zhvillimet në Vjosë-Nartë

14:44 17/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English