Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Banka e Shqipërisë: Rënia e euros vijon të godasë tregëtinë

19:35 01/10/2024
Reading Time: 2 min lexim

Dobësimi i monedhës së përbashkët Europiane, Euro vijon të godasë tregëtinë në vendin tonë. Sipas Bankës së Shqipërisë, me përjashtim të tregtisë që vijon rënien, të gjithë sektorët e tjera janë në rritje në shtator, përfshirë këtu edhe stabilitetin e konsumatorëve të cilët nuk janë as më shumë optimist por as pesimistë. Prodhimi i shtuar industrial, rritja e numrit të ndërtimeve, si dhe bumi turistik kanë rritur lehtë besimin në ekonomi në muajin shtator. Banka e Shqipërisë thotë se besimi në ekonomi në muajin që lamë pas u rrit me 0.6% krahasuar me gushtin. Shërbimet e rritën besimin me 3.1% në shtator për shkak të aktivitetit të tyre, rritjes së kërkesës së ndikuar prej vizitorëve vendas e të huaj. Optimist ata janë edhe për muajit e ardhshëm, ndërsa paralajmërojnë një rënie të lehtë të çmimeve.

Më pas është aktiviteti i industrisë që besimin e ka rritur me 2.5%, ndikuar nga vlerësimet më pozitive të bizneseve për prodhimin industrial aktual, si dhe pritje më optimiste për porositë nga eksportet. Për të njëjtat arsye edhe ndërtuesit janë 1.2% më shumë optimist se në gusht.

Kurse qytetarët nuk e kanë ndryshuar besimin e tyre prej 2 muajsh, pasi janë skeptik për të ardhmen, për financat e tyre e presin rritje të papunësisë.

I vetmi sektor në rënie është tregtia, që edhe në shtator e zvogëloi besimin me 2.3% ndikuar kryesisht pritshmëritë për rënie të nivelit të punësimit në të ardhmen, si dhe për ngadalësim të aktivitetit të tyre.

Sektori i tregtisë po goditet edhe nga dobësimi i euros përballë lekut. Eksportuesit tanë kanë humbur afro 320 milionë euro nga janari në gusht të këtij viti, kjo për shkak se fitimet ata i kanë në euro. Në kushtet kur euro është zhvlerësuar dhe aktualisht këmbehet me 98 lekë, edhe të ardhurat e bizneseve vijojnë të ulen.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bshekonomieurotregetia

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Izraeli reagon pas sulmit të Teheranit: Ky agresion do të ketë pasoja!

Izraeli reagon pas sulmit të Teheranit: Ky agresion do të ketë pasoja!

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English