Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Banka e Shqipërisë aplikon për disa ndryshime, por interesi maksimal nuk ndryshon!

09:25 17/06/2021
Reading Time: 2 min lexim

Banka e Shqipërisë ka aplikuar disa ndryshime nga varianti i parë që kishte propozuar, në rregulloren që parashikon vendosjen e një norme efektive maksimale të interesit.

Porjekt-ndryshimet në rregullore reflektojnë kryesisht komentet dhe vërejtjet e paraqitura nga bankat dhe institucionet e tjera financiare.

Në thelb, koncepti i Normës Maksimale Efektive të Interesit (NEI maksimal) nuk ndryshon as në variantin e ri. Ky tregues do të llogaritet mesatare e normës efektive të interesit të aplikuar nga subjektet sipas llojit të kredisë konsumatore, në lekë, duke shtuar edhe një të tretën e saj.

Por, në variantin e rishikuar, Banka e Shqipërisë propozon që ky tregues të llogaritet me frekuencë gjashtëmujore dhe jo më tremujore, siç parashikohej në variantin e mëparshëm. Treguesi i llogaritur dhe i publikuar në fund të çdo gjashtëmujori do të jetë i vlefshëm për të gjitha kontratat e kredisë konsumatore që do të nënshkruhen në gjashtëmujorin në vijim.

Gjithashtu, një saktësim tjetër në rregullore është se NEI maksimal do të llogaritet vetëm për kreditë konsumatore në monedhën lekë, ndërsa kreditë në euro nuk do të jenë objekt i llogaritjes dhe publikimit të këtij treguesi. Në praktikë, kreditë konsumatore jepen në masën dërrmuese në monedhën vendase dhe Banka e Shqipërisë nuk e ka parë të arsyeshme në përfshijë edhe kreditë e dhëna në valuta të tjera.

Një rishikim tjetër i parashikuar është ndryshimi i datës së hyrjes së saj në fuqi. Në variantin fillestar, Banka e Shqipërisë parashikonte që dispozitat e reja të hynin në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare. Në variantin e ri, propozohet që ndryshimet të hyjnë në fuqi duke filluar nga viti i ardhshëm, për t’iu dhënë kohë institucioneve financiare kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me konceptet e reja të parashikuara në rregullore, sidomos për shkak të problemeve të lidhura me sistemet e teknologjisë së informacionit, shkruan Monitor.

Banka e Shqipërisë i qëndron propozimit për vendosjen e një kufiri të penaliteteve dhe kamatëvonesave në masën 30% të detyrimit kontraktor, i kuptuar si vlerë e kësteve të papaguara (principal+interesa).

Banka e Shqipërisë do të përcaktojë normë maksimale interesi të posaçme për secilën nga kategoritë e kredisë konsumatore, ku përfshihen kreditë me këste periodike, kreditë kufi (overdraftet), kartat e kreditit dhe qiraja financiare.

Etiketa: Banka e Shqiperiseeditor-choiceinteresi

Të lidhura

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit
Ekonomi

Rritet paga minimale në Rajon, Shqipëria mbetet e fundit

Vendet e Rajonit kanë vijuar me rritje të fortë të pagave edhe pse produktiviteti i punës nuk po ecën më...

08:08 29/04/2025
Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë
Ekonomi

Shqipëria me pagën minimale më të ulët në Europë

Rritjet e vazhdueshme të pagës minimale në Shqipëri nuk kanë arritur që ta nxjerrin vendin nga lista e të fundit...

08:14 12/04/2025
Para
Vaksina e re Cure Vac, ja sa përqind e suksesshme është kundër COVID

Vaksina e re Cure Vac, ja sa përqind e suksesshme është kundër COVID

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, çfarë dyshohet

18:02 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.