Skip to content
Kronikë

Banesa përfshihet nga flakët pas defektit të bombulës së gazit, nënë e bir në spital

· 1 min lexim

Mbrëmjen e sotme, është përfshirë nga flakët një banesë në lagjen “Punëtori”, në Fushë-Krujë.

Dyshohet se flakët janë shkaktuar prej një defekti që kishte bombula e gazit. Nga flakët janë dëmtuar dy shtetas me inicialet E.S. 28 vjeç dhe nëna e tij L.S. 55 vjeçe.

Burimet policore na bëjnë të ditur se të dy shtetasit janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2024, në lagjen “Punëtori”, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.