Balliu i kthehet keq Ramës: Erdhe pa brekë dhe tani na del me kollare 300 euro

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për të 143-ën ditë me radhë banorët e Astirit vazhdojë të protestojnë kundër ndërtimit të Unazës së Madhe, i cili do të thotë edhe shkatërrim të banesave të tyre.

Ashtu si çdo ditë, i pranishëm në protestë ka qenë edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili nuk është kursyer për të folur rreth kryeministrit Rama dhe për të bërë një paralelizëm nga ka ardhur dhe si është sot.

Balliu ka thënë se me gjithë këto ngjarje të rënda të ndodhura dhe me Ramën në krye tashmë nuk ka asnjë zgjidhje tjetër, përveç largimit të tij.

“5 vrasje këmi në një javë dhe asnjë nuk kemi të zgjidhur, dhe e  vërteta ka vetëm një zgjidhje, ai është Edi Rama dhe asnjë zgjidhje nuk do të ketë më pa larguar Edi Ramën”.

Mirëpo ish-deputeti nuk ka lënë pa komentuar edhe deklaratën e fortë të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lidhur me Teatrin e Ri dhe për vazhdimin e projektit të Unazës së se, pasi e ka quajtur protestën të stisur. Mirëpo sipas tij, Veliaj dhe Rama nuk e dinë gjendjen, pasi nuk kanë marrë mundimin që ta inspektojnë.

“Dëgjova dje Erion Veliajn se do të bëhet Teatri, se do të ndërtohet Unaza e Re, se banorët janë përdorur. Por ai nuk erdhi asnjëherë këtu, përkundrazi i quajti shpellarë. Është shefi jot që ju dha fjalën këtyre banorëve që nuk do të prekej asnjë shtëpi, por ai nuk ka fjalë, ai nuk ka besë, ai nuk është shqiptarë, sepse nuk mund të jesh shqiptar që t’ju prishësh shtëpitë shqiptarëve”.

Një pikë tjetër e fortë që do t’i vinte kapakun edhe fjalës së tij, ka qenë përgjigjja që Balliu i ka kthyer Ramës kur ky i fundit kishte folur rreth pasurisë që dispononte, duke thënë se do apo nuk do Rama, zgjedhjet kanë për t’u bërë pa të në krye të qeverisë.

“Erdhe nga një shtëpi me qera dhe dole te shpia në Surrel, erdhe pa brekë dhe na dole me kollare që kushton 300 euro. Erdhe nga 2000 euro që na deklarove dhe sot na del pasanik. Shqiptarët ta kanë kuptuar filmin dhe nuk do të lejojnë ty ti menaxhosh zgjedhjet, don apo s’don ti, me hir a me pahir nuk do të ketë zgjedhje me ty në krye të qeverisë”.

Shpërndaje
Share.

Komento