Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Balla thirrje opozitës nga Kuvendi: Të bashkohemi në shtator për të vijuar Reformën Zgjedhore

13:04 27/05/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ka bërë sërish thirrje opozitës nga salla e Kuvendit, që në shtator të bashkohet në Parlament për të vijuar reformat e nisura dhe sidomos Reformën Zgjedhore, duke propozuar dhe ngritjen e një Komisioni të Posaçëm për vijimin e kësaj reforme.

Gjithashtu ai ka folur edhe për zgjedhjet e 25 prillit dhe ankimimet e partive, duke thënë se i gjithë procesi do të marrë kohën e vet të shqyrtimit, por në fund, sipas tij, të gjitha partitë do të pranojnë verdiktin e qytetarëve shqiptarë.

“Meqë këtu u prek nga disa deputetët çështja e zgjedhjeve, më lejoni t’iu them se procedurat ankimore që subjektet zgjedhore po kryejnë, po marrin kohën e tyre. Koha në dispozicion është pa limit dhe falë zotit çdo parti politike nuk do të ketë më gojë në fund të këtij procesi për të mos pranuar verdiktin e qytetarëve shqiptarë. JO vetëm që verdikti ka dalë, jo vetëm që për të gjitha ankimimet kutitë janë hapur e rinumëruar, dhe është dëshmuar shumë qartë se nuk ka qoftë dhe një ndryshim të vogël, që mund të çojë në ndryshim rezultati. Falë marrëveshjes së 5 qershorit, besoj të gjitha partitë politike e kuptojnë që ky është një proces demokratik. Është në dinjitetin politik të secilëve garues që jo vetëm të njohin rezultatin, por në shtator të punojmë së bashku për vijimin e Reformës Zgjedhore të lënë në mes. Koha kur në Shqipëri votat e shqiptarëve numëroheshin nga numërues politikë duhet të marrë fund njëherë e përgjithmonë.

Është një hap që duhet ta hedhim. Besoj se edhe PD e LSI, ku unë besoj se do të ketë vetëm një grup parlamentar të opozitës në shtator, të fillojmë menjëherë punën për një komision të posaçëm për vijimin e Reformës Zgjedhore. Sa i përket votës së emigrantëve, ne e kemi votuar, i kemi hapur çelësat, KQZ filloi punën përgatitore, PD kërkoi kohë disa herë për të kthyer përgjigje dhe në fund nuk ktheu kurrë asnjë përgjigje. Kush ka dyshime se PS ka pasur interesa për të penguar votën e emigrantëve, le të shkojë në arkivat e KQZ dhe të shohë se kjo që thashë unë është e vërtetë. Tashmë kemi shumë kohë përpara për të garantuar që në zgjedhjet e 2025 çdo qytetar që jeton jashtë Shqipërisë të ketë të drejtë të votojë. Një gjë tjetër që kemi lënë për ta filluar në shtator është financimi i partive dhe i fushatave. Ne duhet t’i japim KQZ dhe institucioneve të tjera të gjitha instrumentet për të monitoruar dhe vendosur pragje për shpenzime për çdo kandidat. Ky është një proces që duhet të vazhdojë. Detyra jonë është të garantojë që ajo që nuk u realizua dot tani, vota e emigrantëve, këto të jenë të zgjedhjet e fundit ku ata nuk votuan”, deklaroi Taulant Balla.

Etiketa: ballaopozitësreforma zgjedhore

Të tjera

11 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin antisocial të Qeverisë
Kryesore

SPAK mbylli hetimet, Meta kërkon lirimin nga qelia

Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta ka kërkuar sot ndryshimin e masës së sigurisë, duke propozuar heqjen e “arrestit në burg”...

13:31 06/08/2025
Reagon Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisi PD-ja në 2013
Kryesore

Berisha mbërrin në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitje

Ish-kryeministri dhe kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, në kuadër të zbatimit të masës së...

10:06 04/08/2025
Para
Prokuroria rihap dosjen e 21 janarit, nisin hetimet për çështjen

Prokuroria rihap dosjen e 21 janarit, nisin hetimet për çështjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Aksident i rëndë në rrethrrotullimin e Levanit, një viktimë dhe katër të plagosur

INSTAT: Shoferët me përvojë shkaktojnë shumicën e aksidenteve me viktima e të plagosur

08:27 08/08/2025
Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!

Pas 10 orësh mbledhje Këshilli i Sigurisë së Izraelit vendos, Netanyahu: Ne do ta pushtojmë Gazën!

08:16 08/08/2025
Horoskopi sot: 8 Gusht 2025

Horoskopi sot: 8 Gusht 2025

07:57 08/08/2025
Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

Asgje për t’u çuditur me çmimet në jug!

03:29 08/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.