Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Autoriteti i Konkurrencës hetim për Raiffaisen Bank dhe BKT-në, dyshohet për shkelje të ligjit

19:56 31/01/2019
Reading Time: 4 min lexim

Bankat më të rëndësishme në vend janë vendosur në syrin e Autoritetit të Konkurrencës, i cili është duke i hetuar për sjelljen në treg. Është lajmëruar nga ky institucion se që prej ditës së sotme ka nisur një hetim të thelluar ndaj bankave të tilla si Raiffeisen, Bankës Kombëtare Tregtare, Intesa San Paolo Bank Albania dhe Credins Bank dhe sipas një shkrimi të detajuar të BIRN është zbuluar se në rast se këto banka kanë shkelur ligjin “Për Konkurrencën”, atëherë do të gjobiten me 10% të xhiros vjetore.

Për ta lexuar lajmin e plotë dhe për të pasur një pasqyrë më të qartë të asaj çfarë është duke ndodhur, lexoni artikullin  e plotë të përgatitur nga BIRN.

Autoriteti i Konkurrencës pati filluar hetim paraprak në maj të vitit 2018 dhe nga inspektimet e kryera që nga ajo kohë doli në konkluzionin se ka nevojë për “hetim të thelluar”. Sipas vendimit, hetimi do të analizojë “Llogaritë rrjedhëse; Depozita me/pa afat; Kredi konsumatore; Kredi Kufi (OVD); Kredi hipotekore; Transferta Bankare të ofruara nga bankat e nivelit të dytë në territorin e Republikës së Shqipërisë”.

Intesa San Paolo Bank dhe Credins Bank nuk iu përgjigjën kërkesave me email për koment. BIRN nuk ishte në gjendje të kontaktonte BKT dhe Raiffeisen Bank.

Çmime të ngjashme, interesa të ngjashme

Shqiptarët kanë mundësi teorike të zgjedhin mes 16 bankave që operojnë në tregun shqiptar. Megjithatë, Autoriteti i Konkurrencës vëren se katër bankat më të mëdha në vend kanë pozicion dominues në shumicën e produkteve bankare dhe këtu mundësitë për të zgjedhur janë shumë të pakta për shkak se komisionet e zbatuara janë shumë të ngjashme dhe interesat e ofruara, veçanërisht për depozitat, janë gjithashtu thuajse identike.

Në veçanti, interesat e depozitave janë tashmë prej vitesh pothuajse zero ndërsa shqetësim përbën për autoritetin edhe produkti i kredisë overdraft. Një shqetësim tjetër lidhet me koston e lartë që kanë konsumatorët në rast se dëshirojnë të ndërrojnë bankë, përfshirë komisionet për mbylljen e llogarive, komisionet për mbylljen para kohe të kontratës së kredisë apo komisionet e transfertave bankare, të cilat në praktikë e pakësojnë mundësinë apo leverdisshmërinë e klientit kur sheh kushte më të mira të ofruara nga një bankë tjetër.

Autoriteti vëren se të katër bankat janë më të mëdhatë në Shqipëri dhe se pjesët e tyre të tregut kanë mbetur relativisht të pandryshuara që nga viti 2016. Sipas autoritetit, ky lloj ngurtësimi në pjesët e tregut vërehet në depozitat me afat dhe pa afat ndërsa bankat kanë komisione pothuajse të njëjta si dhe ofrojnë interesa depozitash pranë zeros.

“Komisionet që aplikojnë katër bankat për llogaritë rrjedhëse janë pothuajse të njëjta, kurse normat e interesit janë shumë të ulta ose nuk aplikohen për këtë produkt, gjë e cila në kuptim të nenit 4, pika 1, gërma (a) të Ligjit Nr. 9121/2003, mund të përbëjë një marrëveshje të ndaluar,” shkruhet në vendimin e hapjes së hetimit të thelluar.

“Nga krahasimi i normave të interesit mes bankave është vënë re aplikim i interesa shumë të ulëta dhe pothuajse të njëjta mes tyre,” thuhet më tej në vendim. “Mënyra e aplikimit të interesave të bankave dhe normat e interesit që aplikojnë bankat si për individë edhe për biznesin në pjesën më të madhe të bankave janë të njëjta për cdo monedhë, gjë e cila në kuptim të nenit 4, pika 1, gërma (a) të Ligjit Nr. 9121/2003, mund të përbëjë një marrëveshje të ndaluar,” vijon argumentimi i Autoriteti të Konkurrencës.

“Nga analiza e sjelljes së ndërmarrjeve nën hetim, konstatohet qëndrueshmëri e pjesëve të tregut lidhur me depozitat dhe kreditë, shkallë e lartë përqendrimi në segmente të produkteve, norma shumë të ulëta dhe të ngurtësuara të interesave të depozitave, norma të larta të interesit të kredive, spreaddisa herë më i lartë krahasuar me normën e interesit të depozitave, komisione dhe penalitete bankare të larta për ndërrimin e bankës (sëitching cost), komisione të larta për transfertat bankare në monedhë të huaj dhe norma të larta fitimi”, thuhet në vendimin e Autoritetit të Konkurrencës.

Periudha e hetimit do të përfshijë vitet 2016, 2017 e 2018.

Sipas të dhënave të publikuara nga Shoqata e Bankave, të katër bankat nën hetim kontrollojnë 67.8% të aseteve të sistemit bankar në Shqipëri, 63.8% të kredive dhe 68.6% të depozitave. Këto janë të dhënat për gjendjen e sistemit në shtator 2018. Të katra bankat sëbashku kanë 55% të të gjitha zyrave bankare në vend dhe 60% të të gjithë punonjësve të sistemit.

Në vitin 2017, të katra bankat sëbashku kishin edhe 75% të investimeve të sistemit bankar në tituj borxhi të qeverisë.

Banka Kombëtare Tregtare është banka më e madhe në Shqipëri me 28% të aseteve të sistemit bankar pasuar nga Raiffeisen Bank me 15%, Credins Bank me 12.9 dhe Intesa San Paolo me 11.4%.

Kjo është hera e dytë që Raiffeisen Bank vendoset nën hetim nga Autoriteti i Konkurrencës. Në vitin 2010, AK e hetoi këtë bankë për pozitën dominuese që ajo kishte trashëguar nga koha kur ishte bankë shtetërore me emrin Banka e Kursimeve në tregun e borxhit publik të vendit dhe dyshimet se kishte abuzuar me këtë pozicion duke mbajtur të larta interesat e borxhit publik në tërësi.

Raiffeisen u hetua në atë kohë edhe për vendosjen e tarifave abuzivisht të larta për shërbimin e ndërmjetësimit të blerjes së borxhit publik nga qytetarët, deri në 1.2% të principalit të investuar.

Në përfundim të hetimit, banka pranoi uljen e këtij komisioni në masën 0.2% ndërsa Autoriteti i Konkurrencës deklaroi se nuk ishte në gjendje të provonte abuzim të kësaj banke me pozicionin dominues në tregun e borxhit publik. [Link] /BIRN/

 

Etiketa: Autoriteti i KonkurrencesBKThetimRaiffaisen Bank

Të lidhura

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet
Aktualitet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

Me vetëm 64 kuti votimi të pambyllura nga 5,225 në total, përbërja e re e Kuvendit po merr formën përfundimtare....

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe
Aktualitet

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ndërsa procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

20:36 13/05/2025
Para

Këshilltari i Trump telefonatë edhe Haradinajt, përmend heqjen e taksës ndaj Serbisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërpritet procesi i numërimit të votave në Belsh, si janë rezultatet

Kush janë deputetët e rinj që dalin nga votat e numëruara deri tani

20:58 13/05/2025
Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

Ja numri i fletëve të pavlefshme nga votimi në 12 qarqe

20:36 13/05/2025
Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:20 13/05/2025
Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

Zgjedhjet parlamentare / Si ndahen mandatet në qarkun e Vlorës

19:58 13/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.