Autoriteti i Konkurencës pezullon rritjen e tarifave të kompanive celulare dhe nis hetimet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Autoriteti i Konkurrencës ka pezulluar tarifat e reja të kompanive celulare.

“Abcnews.al” shkruan, se tarifat do të pezullohen në mënyrë të përkohshme, ndërsa do të nisë edhe një hetim.

Bazuar në vendimin e autoritetit të konkurencës, kompanitë janë të detyruara të operojnë me tarifat e vjetra ekzistuese.

Kompanitë celulare vendosën të rrisnin me 200 lekë tarifat e paketave me parapagesë, duke lënë dyshime për abuzim.

Qytetarët shfaqën pakënaqësi për këtë “marrëveshje të fshehtë” midis kompanive celulare, ndërsa reagime pati edhe nga figura të caktuara publike.

Autoriteti i Konkurencës këshillon të gjithë qytetarët që t’i kontaktojnë nëse dyshojnë për sjellje anti konkuruese.

Shpërndaje
Share.

Komento