Ka ndërruar jetë Aco Martinoviç, i dyshuari për masakrën në Cetinje, ku mbetën të vrarë të paktën 10 persona, përfshirë dy fëmijë.
Lajmi u konfirmua nga ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Danilo Sharanoviç, i cili deklaroi se Martinoviç tentoi të bënte vetëvrasje dhe humbi jetën ndërsa po dërgohej në spital, raportoi RTCG.
Martinoviç dyshohet se vrau të paktën 10 persona dhe plagosi katër të tjerë gjatë sulmit të armatosur.
Ndërkohë, mjekët e Qendrës Klinike në Podgoricë raportuan se katër të plagosurit janë në gjendje kritike dhe po luftojnë për jetën.