Autorëve iu bllokua arma, si i shpëtoi vdekjes 23-vjeçari në Elbasan

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një atentat me armë zjarri u regjistrua në orët e parë të mëngjesit të sotëm në Elbasan.

Persona të maskuar qëlluan me breshëri kallashnikovi ndaj Kei Piut.

Në momentin e atentatit, 23-vjeçari kishte ndaluar me makinën e tij “Range Rover”, përpara një lokali në qendër të Elbasanit.

Mësohet se shkak për atentatin janë bërë pazaret e prishura të drogës.

Për fatin e Piut, autorëve iu është bllokuar arma, në momentin autorët që po qëllonin në drejtim të tij.

I riu ka marrë 3 plumba, ndërsa ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.

Kei Piu është nipi i Kostandin Piut, i arrestuar për trafik kokaine në mars të vitit 2012.

Shpërndaje
Share.

Komento