Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Spitallë të Durrësit, ku një kalimtare u përplas nga një automjet në vijat e bardha.
Sipas informacioneve paraprake, e aksidentuara është një grua e moshuar, e cila ndodhet në gjendje të rëndë.
Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.
Burime nga policia e Durrësit njoftuan se drejtuesi i automjetit, një i ri, është ndaluar nga autoritetet.