Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Atentati para zgjedhjeve: Guxon t’i sakrifikojë Rama votat e kriminelëve?

22:06 30/10/2024
Reading Time: 3 min lexim
Atentati para zgjedhjeve: Guxon t'i sakrifikojë Rama votat e kriminelëve?

Atentati para zgjedhjeve: Kur krimi dikton emërimet në Polici, guxon t’i sakrifikojë Rama votat e kriminelëve?

Një atentat i dyfishtë dhe i paralajmëruar në Shkodër la pas viktima të pafajshme dhe plagë të rënda, duke shtruar pyetje të ashpra për policinë dhe drejtuesit e saj. Tensioni është i lartë, ndërsa vendi i përgatitet për zgjedhjet e ardhshme, me ndërhyrjen e bandave kriminale që përflaken në të gjithë skenën.

Hamza Lici dhe Arlind Bushati u zunë pritë në Shkodër, nga autorë ende të paidentifikuar. Ndërsa Hamza Lici humbi jetën në vend, vetëm pak më parë u raportua se ka ndërruar jetë në spital edhe Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për kryebashkiak të Shkodrës, Xhemal Bushati.

Në këtë masakër në mes të vendit humbi jetën dhe një kalimtare e pafajshme, Flutura Basha, e cila po udhëtonte me bashkëshortin, Bashkim Basha, kur makina e Licit humbi kontrollin përplasi motorin e tyre. Bashkim Basha u plagos dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Atentati dyshohet të jetë kryer nga grupi kriminal i Bajrajve, të cilët prej vitesh kanë konflikt të hapur me familjen Lici.

Një krim i paralajmëruar

Kjo ngjarje tragjike ishte e paralajmëruar. Vetë Arlind Bushati kishte kërkuar pak javë më parë ndihmë nga policia, duke deklaruar hapur se i kërcënohej jeta. Ai kishte raportuar se persona të paidentifikuar i kishin drejtuar armën në një zonë publike të pedonales së Shkodrës.

Sidoqoftë, asgjë masë nuk u mor për parandalimin e krimit.

Indiferenca e Drejtorit të Policisë së Shkodrës, Edmond Sulës, që prej momentit të denoncimit deri në mbrëmjen e atentatit, ka provuar akuzat e Gazment Bardhit, që e implikonin drejtorin me bandat kriminale. Sipas bisedave të zbuluara në SkyECC, Sula ishte emëruar me urdhër të bandave kriminale.

Policia si vegël e krimit

Tragjedia e sotme në Shkodër është një dëshmi e hidhur e dështimit të shtetit në mbrojtjen e jetës së qytetarëve të tij. Në vend që ta luftonte krimin, Policia e Shtetit u shndërrua në mbrojtëse të tij, në një vegël në dorën e pushtetarëve. Pasojat sot janë një bilanc tragjik me viktima të pafajshme si Flutura Basha, e cila pagoi me jetën e saj për indiferencën e drejtuesve të policisë.

A do t’i sakrifikojë Rama votat e krimineleve?

Ngjarja e sotme në Shkodër ndodh pikërisht në prag zgjedhjesh dhe “luftë votash”. A do të zgjedhë Kryeministri të sakrifikojë kësaj here votat e kriminelëve, bashkë me Edmond Sulën?

Do të veprojë kundër tyre dhe të zbatojë ligjin, apo do të vazhdojë të mbajë drejtues si Sula në krye të policisë, për të mbajtur të qeta bandat dhe për të ruajtur votat e tyre?

Në Shkodër, qeveria dhe krimi duken të ndërlidhura me njëra-tjetrën, duke ndarë poste dhe përfitime.

A do të sakrifikohet e ardhmja e një qyteti për votat e të inkriminuarve?

Kur krimi dikton emërimet në polici e deputetët në lista dhe kur drejtësia është vegël në dorën e politikanëve, kujt mund t’ja besojmë jetën?

/gazetareforma.com

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arlind bushatiatentat i dyfishtebashkim bashaedi ramaedmond sulaflutura bashaHamza Licipolicia e shtetitreformaeditorialShkoder

Të tjera

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë
Aktualitet

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

Protesta para Kryeministrisë do të vijojë edhe gjatë natës. Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan tubimit të...

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
Para
Horoskopi: 2 nëntor 2025

Horoskopi sot: 31 Tetor 2024

Lajmet e fundit

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

“Nuk ikim nga sheshi”, diaspora do ta gdhijë sonte para Kryeministrisë

23:53 20/06/2026
Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English