38-vjeçari shqiptar, Selavdi Shehaj, të cilit iu bë një atentat nga dy persona të maskuar tre ditë më parë në mes të një plazhi në Itali, ka ndërruar jetë ditën e sotme për shkak të plagëve të marra.
Bëhet me dije se shtetasi shqiptar u qëllua pas shpine nga dy persona të maskuar dhe që përdornin një motoçikletë skuter.
Mësohet se Shehaj sapo kishte mbaruar një arrest shtëpie dhe dhe kishte në të shkuarën një histori trafikimi droge në shtetin italian.
Ndërkohë edhe karabinierët italianë hetimet për atentatin ndaj 38-vjeçarit i kanë bazuar hetimet në të kaluarën e tij që lidhet me historitë e drogës.
Pavarësisht përpjekjeve të për neurokirurgëve dhe kirurgëve të spitalit San Camillo në Romë, për të nxjerrë plumbin nga zona e qafës së shqiptarit, të cilit i dëmtoi dhe palcën kurrizore, 38-vjeçari nuk iaq ka dalur që të mbijetojë.