Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Atentati me kallashnikov në Lundër: Policia zbulon motorin, por armët mbeten mister

20:16 21/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Katër ditë pas atentatit tronditës në zonën e Lundrës në Tiranë, ku u plagosën katër persona, mes tyre edhe dy fëmijë, hetimet mbeten ende në një fazë të pasigurt me shumë pyetje pa përgjigje. Autorët e ngjarjes, që goditën me breshëri automatike pa kursyer të miturit, janë ende të paidentifikuar, ndërsa pistat hetimore po shqyrtojnë si mundësinë e një ngatërrese objektivi, ashtu edhe të një konflikti të mundshëm që lidhet me pronarin e “Pelikani Security”.

Sipas të dhënave të policisë, atentatorët ishin të armatosur me dy kallashnikovë dhe udhëtuan me një motor për rreth 8 kilometra nga vendngjarja në Lundër deri në fshatin Fikas. Aty, mes bimësisë, ata braktisën motorin dhe i vunë flakën për të zhdukur gjurmët. Motorri i djegur, i markës Yamaha, i vitit 1998 dhe pa numër shasie, është tashmë në duart e ekspertëve, të cilët po përpiqen të identifikojnë mjetin përmes karakteristikave të tjera që janë dërguar edhe tek policitë partnere jashtë vendit.

Ndërkohë, armët e krimit, dy kallashnikovët e përdorur në atentat, nuk janë gjetur ende. Hetuesit dyshojnë se në ngjarje është përfshirë të paktën edhe një person i tretë, i cili mund të ketë ndihmuar në largimin e autorëve pas djegies së motorit. Kamera sigurie në zonë po analizohen për të zbuluar drejtimin e mëtejshëm të lëvizjes së tyre.

Nga hetimet paraprake është rindërtuar një pjesë e itinerarit të autorëve: ata janë nisur nga fshati Vishnjë, kanë kaluar në Picallë dhe më pas kanë mbërritur në Lundër, ku kanë qëndruar për rreth 5 minuta të fshehur mes bimësisë. Pikërisht aty është shfaqur edhe automjeti tip G-Class, me të cilin udhëtonin dy vëllezërit e mitur Demiraj, shoku i tyre dhe shoferi. Në momentin që mjeti ka hyrë në rrugë, mbi të është hapur zjarr me breshëri nga të dy armët, duke lënë të katërtit të plagosur.

Policia po verifikon të gjitha automjetet e të njëjtit tip me atë që u bë objekt i atentatit, si dhe makinat që kanë qarkulluar në unazën lindore të Tiranës në mbrëmjen e 17 prillit, për të zbuluar lëvizje të dyshimta në zonën rezidenciale të Lundrës. Hetimet vijojnë në terren me intensitet, ndërsa autorët mbeten ende në kërkim.

Të lidhura

Partia e Lirisë protestë para SPAK
Aktualitet

Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës

SPAK ka sekuestruar pasuri me vlerë rreth 12 milionë euro në kuadër të hetimeve për grupin kriminal të goditur nga...

13:41 28/06/2025
Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”
Aktualitet

Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

Një investigim i publikuar nga media ekuadoriane Infobae.com, në bashkëpunim me organizatën amerikane C4ADS (Center for Advanced Defense Studies), zbardh...

13:10 28/06/2025
Para
Papa Françesku u nda nga jeta pas goditjes cerebrale dhe dështimit të zemrës

Papa Françesku u nda nga jeta pas goditjes cerebrale dhe dështimit të zemrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Partia e Lirisë protestë para SPAK

Operacioni ‘Ura’/ SPAK sekuestron 12 mln euro pasuri të 3 trafikantëve në Durrës

13:41 28/06/2025
Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

Investigimi: Bizneset shqiptare në trafikun e kokainës nga Ekuadori, në krye “Bana King”

13:10 28/06/2025
Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

Ndotet vija bregdetare në Vlorë, dyshohet për detergjentë ose vajra kuzhine

12:51 28/06/2025
Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe me shkurre në Laprakë

12:25 28/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.