Atentati i dështuar te “Uji i ftohtë”, policia identifikon autorin dhe nis kërkimet

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një person i shpëtoi mrekullisht një atentati ditën e djeshme në Vlorë.

Eno Greca u qëllua me tre plumba, ndërsa ndodhej në makinën e tij në zonën e “Ujit të ftohtë”, por fatmirësisht atentati përfundoi pa pasoja.

Sipas “Shqiptarja.com”, policia dyshon se autori i atentatit të dështuar është Marios Ramosaçaj.

Ky i fundit është shpallur në kërkim për akuzën e “Vrasjes me dashje”, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Dyshohet të rinjtë disa ditë më parë kanë pasur një konflikt, ku kanë shkëmbyer edhe sharje..

Në vendin ku ndodhi atentati, policia gjeti dhe sekuestroi makinën në pronës të Eno Grecës, si dhe tre gëzhoja 9 mm.

Pas atentatit, Greca ka marrë në telefon gruan e tij, e cila ka njoftuar menjëherë policinë.

Kur arriti në vendngjarje, policia gjeti vetëm makinën “Porsche” të braktisur, ndërsa Greca shkoi pak më vonë për të rrëfyer ngjarjen në komisariat.

Shpërndaje
Share.

Komento