- Reklamë -spot_img
7.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetAtentat te 'Don Bosko' në Tiranë! Humb jetën banakierja, 5 të plagosur,...

Atentat te ‘Don Bosko’ në Tiranë! Humb jetën banakierja, 5 të plagosur, mes tyre dhe një fëmijë

- Reklamë -spot_img

Mbrëmjen e sotme, kryeqyteti është tronditur nga të shtënat me armë zjarri drejt një lokali në Don Bosko.

Si pasojë, ka mbetur viktimë banakierja e lokalit dhe 5 persona raportohen që janë plagosur. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë që e ka plumbin në këmbë.

“Në lokal është qëlluar me armë nga persona ende të paidentifikuar. Mimoza Paja ka mbetur viktimë dhe pesë shtetas të tjerë kanë mbetur të plagosur. Një vajzë 7 vjece ka mbetur  e plagosur”, tha në një njoftim zyrtar Policia e Shtetit.

Ndërkohë policia ka rrethuar zonën, ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë.   Mësohet se lokali është në pronësi të Fation Muratit, një emër i njohur në botën e krimit, ku pak muaj më parë është ndaluar nga policia, ku ishte me Indrit Doklen. Në momentin e ndalimit në atë kohë, nga policia u sekuestrua edhe një pistoletë.

Fatjon Murati ka qenë një ndër personat që është kërkuar nga Prokuroria Kurbin për t’u marrë në pyetje lidhur me masakrën me tre të vrarë në Fushë-Krujë, ku tre persona mbetën të vrarë, për shkak të dyshimeve se ka qenë një nga organizatorët e atentatit. Po për të njëjtën ngjarje është pyetur edhe Indrit Dokle i cili ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje atentatin dhe më pas është lënë i lirë.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë