Atentat ndaj dy shqiptarëve, humb jetën 19-vjeçari në Gjermani

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Meinestraße në rrethin Wolfsburg Vorsfelde të Gjermanisë.

Një atentat është bërë ndaj dy të rinjve shqiptarë. Një 19-vjeçar nga Mati mbeti i pajetë, ndërsa i riu tjetër është në gjendje kritike për jetën.

Sipas medias gjermane “Bild”, 19-vjeçari Keidi Pasha u qëllua nga 6 plumba nga disa persona që ishin në një automjet në lëvizje.

Zëdhënësi i policisë Sven-Marco Claus në një prononcim për median gjermane u shpreh se dy të rinjtë u gjetën të gjakosur dhe se të dy ishin shqiptarë.

Menjëherë pas atentatit shqiptarët janë transportuar në spital. Njeri prej tyre për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë, ndërsa tjetri vijon të marrë ende ndihmën e mjekëve.

Sipas disa dëshmitarëve, dy shqiptarët kanë qenë duke ecur në trotuar, ndërkohë që u qëlluan nga disa persona të maskuar.

Grupet e hetimit që shkuan në vendngjarje janë duke vijuar për të bërë zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë ku humbi jetën një 19-vjeçar shqiptar.

Shpërndaje
Share.

Komento