Skip to content
Kryesore

Atalanta triumfon dhe nxjerr Milanin nga gara për titull

· 1 min lexim

Atalanta triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Milanit, në supersfidën e javës së 15-të në Serie A.

Golat e De Katelaere në minutën e 12-të dhe Lookman në fund të takimit, e bënë të pavlefshëm golin e shënuar nga Morata në minutën e 22-të.

Me këtë sukses, zikaltërit ngjiten në krye të renditjes me 34 pikë, ndërsa kuqezinjtë mbajnë vendin e shtatë me 22 pikë.