Astrit Avdylaj përplaset me gjyqtarin në sallë: Çfarë është kjo ‘Alo Niçe’, përfshini politikanë kot

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca e radhës ndaj Avdylajve.

Sipas “Faxweb”, mes Astrit Avdylaj dhe gjyqtarit Bib Ndreca, është zhvilluar një debat i ashpër.

Avdylaj pretendon se është i pafajshëm, ndërsa politikanët në këtë histori janë përfshirë kot. Ai pretendon se është i pafajshëm dhe është gati të firmosë për 50 vite burg, nëse gjendet sikur një provë.

“Po na mbani në burg padrejtësisht, nuk kemi asnjë lidhje me njëri- tjetrin. Nuk ka asnjë provë që na lidh ne me trafikun e drogës, çfarë është kjo ‘Alo Niçe’, përfshini politikanë kot! Hapi portën Dako dhe ne shitëm drogë?! Çlidhje kemi ne me Kuksianët.. Nëse më gjeni qoftë dhe një prove jam gati të firmos 50 vite burg, mund të kem bërë shumë gjëra por me skafin dhe drogën skam asnjë lidhje, jemi të pafajshëm po na mbani kot në burg, kemi gra dhe fëmijë ne shpi, akuzat e prokurorise jane qesharake”, u shpreh Astrit Avdylaj.

Kujtojmë këtu se Prokuroria kërkoi zgjatjen e hetimeve për bandën e Avdylajve.

Organi i akuzës argumenton, se nuk ka përfunduar ende përkthimi i letërporosive nga Italia, si dhe nuk ka përfunduar analiza e tabulateve telefonike.

Avdylajt u arrestuan gjatë operacionit “Vol-vo 4”, së bashku me dhjetëra persona të tjerë.

Shpërndaje
Share.

Komento