Një shtetas francez është arrestuar nga policia e Përmetit, pasi në banesën e tij në fshatin Ballaban i janë sekuestruar armë zjarri.
Francezi i arrestuar është 58-vjeçari M. A.
Bashkë me të është arrestuar edhe bashkëjetuesja e tij, shqiptarja me inicialet E. B., 38 vjeçe.
Kjo e fundit, gjithashtu banuese në fshatin Ballaban, Këlcyrë, do të akuzohet për veprën penale “Moskallëzim krimi”.