Skip to content
Bota

Arrestohet shqiptari në Itali, kishte fshehur në kamion 20 kg kokainë e heroinë

· 1 min lexim

Policia e Barit në kuadër të kontrolleve për mbikëqyrjen e zbatimit të masave ndaj COVID-19, ka ndaluar një kamion të tipit “Volvo”.

Kamioni vinte nga Durrësi dhe drejtohej nga një 47-vjeçar shqiptar.

Me ndihmën edhe të qenve antidrogë, agjentët e policisë gjetën dhe sekuestruan 12 kg kokainë dhe 8 kg heroinë.

Lënda narkotike ishte fshehur në një zonë të modifikuar tek leva e marsheve.

Menjëherë shqiptarit iu vunë pranga dhe tashmë pritet të dalë përpara drejtësisë.

Pak përpara se të kryenin kontrollet, shqiptari u tha agjentëve se po transportonte konfeksione veshjesh në Piacenza dhe Bergamo.