Policia shqiptare ka arrestuar shtetasin e shumë kërkuar nga autoritetet italiane, Armano Elezi.
Sipas mediave italiane 23-vjeçari ishte prej 3 vitesh në kërkim dhe akuzohet se është pjesë e një grupi që ka trafikuar 2 ton marijuanë përmes detit në vendin fqinj.
Në gusht të vitit 2016, ai i kishte shpëtuar policisë italiane, gjatë operacionit për arrestimin e trafikantëve që u kapën me 2 tonë marijuanë.
5 persona u kapën menjëherë nga policia e Ankonës dhe Pesaros, por njëri prej trafikantëve arriti të shpëtonte.
“23 vjeçari u arrestua në Shqipëri dhe pritet ekstradimi drejt Italisë, për të nisur gjyqin”, raportojnë mediat e vendit fqinj.