Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, është arrestuar mëngjesin e së mërkurës. Ai ndodhet mes 6 personave të vënë në pranga gjatë një operacioni të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në zonën e Krujës dhe Niklës, ku në orët e para të ditës u ushtruan kontrolle në banesat e fisit Rraja.
Lista e personave të arrestuar përfshin:
- Marvin Bushati
- Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani
- Sokol Qaja
- Gazmir Rraja
- Perparim Rraja
- Rexhep Rraja
Sipas njoftimeve zyrtare, të arrestuarit akuzohen për veprën penale “trafikimi i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Hetimet për këtë rast vijojnë.







