Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Tepelenës.
Mësohet se një i ri ka sulmuar të atin me thikën e bukës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Demokracia, ku Klaudio Baca pas një përplasjeje verbale me të atin, ka rrëmbyer thikën e bukës dhe e ka sulmuar.
Si pasojë, Luan Baca është plagosur në dorën e majtë.
Fatmirësisht, ai ka arritur të shmanget nga goditja frontale që do t’i kushtonte atij plagë të rënda.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Forcat e policisë ndodhet në vendngjarje.
Ata kanë arrestuar Klaudio Bacin dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.