Skip to content
Të Gjitha

Arrestohet një i ri, sulmoi të atin me thikën e bukës

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Tepelenës.

Mësohet se një i ri ka sulmuar të atin me thikën e bukës.

Ngjarja ka ndodhur në  lagjen Demokracia,  ku Klaudio Baca pas një përplasjeje verbale me të atin, ka rrëmbyer thikën e bukës dhe e ka sulmuar.

Si pasojë, Luan Baca është plagosur në dorën e majtë.

Fatmirësisht, ai ka arritur të shmanget nga goditja frontale që do t’i kushtonte atij plagë të rënda.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.

Forcat e policisë ndodhet në vendngjarje.

Ata kanë arrestuar Klaudio Bacin dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.