Një 25-vjecar, i identifikuar si Ledjo Basha ka është arrestuar nga forcat e policisë britanike pasi ishte “kopshtar” në një fermë kanabisi në Didsbury në Angli.
Ai kishte shkuar si azil kërkues në Angli dhe kishte pranuar punën si roje kopshtar pasi do të paguhej 2 mijë paund në muaj por që nuk kishte marrë asnjë rrogë deri më tani. Pas kontrolleve, policia gjeti edhe lëndë narkotike me vlerë deri në 100 mijë paund.
Në gjykatë Basha dëshmoi se ishte ‘kopshtar’ dhe nuk ishte i përfshirë në ngritjen e fermës së kanabisit.Basha u dënua me 7 muaj burg, pasi gjykata nuk gjeti prova që e bënin atë kultivues apo rol kyç në rritjen e kanabisit.
Në godinën në Didsbury, u gjetën në 5 pjesë të ndryshme 276 bimë narkotike kanabis, 77 ndriçuesë dhe 76 transformatorë, të gjitha në funksion të kultivimit të drogës.