Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arrestohet drejtori dhe ish-administratori i “Bankers Petroleum Albania”

18:16 02/07/2025
Reading Time: 3 min lexim

Një operacion i befasishëm është zhvilluar mesditën e sotme në Fier, ku forcat e policisë të shoqëruara nga zyrtarë të Tatimeve kanë ndërhyrë në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum Albania”.

Sipas burimeve, arsyeja e këtij veprimi lidhet me një borxh të konsiderueshëm fiskal të papaguar ndaj shtetit shqiptar, që ka ngritur alarmin tek autoritetet.

Gjatë operacionit u arrestuan drejtuesi aktual i kompanisë, shtetasi kinez Hongping Xiao, si dhe ish-drejtori Leonidha Çobo, i cili ka mbajtur poste të larta në Bankers për më shumë se një dekadë.

Policia është detyruar të hyjë me forcë në ambientet e kompanisë, pasi punonjësit nuk kanë hapur derën. Në vendngjarje u panë automjete luksoze me targa shqiptare dhe të huaja, por deri në këtë moment mungon një reagim zyrtar nga kompania apo institucionet shtetërore.

Kush janë të arrestuarit?
• Leonidha Çobo ka qenë një figurë kyçe në strukturën drejtuese të “Bankers Petroleum”, duke filluar që në vitin 2004 dhe duke mbajtur role si Zëvendësdrejtor Teknik, Drejtor i Operacioneve, Zëvendës President dhe Drejtor i Përgjithshëm deri në vitin 2019. Ai është përmendur edhe në akuza të mëhershme për keqmenaxhim dhe zhdukje fondesh.
• Hongping Xiao, i emëruar si CEO në tetor 2024, ka një përvojë 20-vjeçare në industrinë e naftës, kryesisht në fushën e eksplorimit dhe prodhimit. Ai ka mbajtur disa pozicione teknike dhe menaxheriale në Kinë dhe kompani ndërkombëtare, përfshirë edhe rolin e Drejtorit të Prodhimit dhe Operacioneve në “Bankers” para emërimit të tij si CEO.

Akuzat dhe skandalet që e kanë ndjekur kompaninë

Kjo nuk është hera e parë që “Bankers Petroleum” përballet me kritika të forta për mospërmbushje të detyrimeve fiskale dhe ligjore. Kompania është akuzuar për manipulim të shpenzimeve për të shmangur pagesën e tatimit mbi fitimin, duke deklaruar rregullisht bilance negative apo me fitim të ulët përkundër prodhimit real të naftës.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë dy dekadave të fundit, “Bankers” ka nxjerrë mbi 13 milionë ton naftë në zonën Patos-Marinëz, me të ardhura të vlerësuara mbi 4 miliardë euro, por pa paguar asnjëherë tatim real mbi fitimin.

Marrëveshja me shtetin shqiptar parashikon që kompania duhet të paguajë 50% të fitimit, por ajo ka shmangur këtë detyrim përmes deklarimit të shpenzimeve të fryra, përfshirë paga të larta të drejtuesve, kontrata të dyshimta dhe shpenzime të pavërtetuara.

Ndërkohë, banorët e zonës së Marinzës kanë denoncuar prej vitesh pasojat mjedisore të aktivitetit të kompanisë, duke përfshirë ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës.

Shoqëria civile ka kërkuar vazhdimisht hetim të thelluar dhe ndëshkim të kompanisë për dëmet e shkaktuara, ndërkohë që institucionet shqiptare janë akuzuar për tolerancë dhe bashkëpunim korruptiv.

Kush qëndron pas “Bankers Petroleum”?

Pas “Bankers Petroleum Albania” qëndrojnë kompani të regjistruara në Kinë dhe juridiksione të tjera offshore. Kompania mëmë është “Charter Power Investment Limited”, e kontrolluar nga “Geo-Jade Petroleum Corporation” me seli në Kinë. Struktura e pronësisë është e paqartë, ndërsa ka dyshime të forta se në skemë janë përfshirë figura të rëndësishme të politikës dhe administratës shqiptare ndër vite.

Prej vitesh, “Bankers” është konsideruar si simbol i pasurimit të padrejtë dhe i abuzimit me pasuritë natyrore të Shqipërisë. Mbetet për t’u parë nëse hetimet do të zbardhin plotësisht mekanizmat e kësaj afere që përfshin kompani shumëkombëshe, institucione shqiptare dhe qindra milionë euro që nuk kanë shkuar kurrë në buxhetin e shtetit.

Etiketa: “Bankers Petroleum Albania”Arrestohet drejtori dhe ish-administratori

Të lidhura

Albin Kurti akuzon Perëndimin: Po e “përkëdhel” Serbinë 
Kosovë

Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin

Katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, Kosova mbetet pa institucione të reja, për shkak të dështimeve...

20:07 02/07/2025
Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë
Bota

Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

Irani ka pezulluar përkohësisht bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore, duke ndaluar hyrjen e inspektorëve të saj në objektet...

19:41 02/07/2025
Para
Tentoi t’i shpëtonte policisë dhe përplasi katër automjete, kush është i riu që u kap me armë zjarri në makinë

Tentoi t'i shpëtonte policisë dhe përplasi katër automjete, kush është i riu që u kap me armë zjarri në makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Albin Kurti akuzon Perëndimin: Po e “përkëdhel” Serbinë 

Kriza institucionale në Kosovë/ Kurti zotohet për angazhim mbi konstituimin

20:07 02/07/2025
Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

Irani pezullon bashkëpunimin me inspektorët e huaj bërthamorë

19:41 02/07/2025
Vazhdon zjarri në landfillin në Elbasan, banorët: Po mbytemi nga era

Vazhdon zjarri në landfillin në Elbasan, banorët: Po mbytemi nga era

19:29 02/07/2025
Tentoi t’i shpëtonte policisë dhe përplasi katër automjete, kush është i riu që u kap me armë zjarri në makinë

Tentoi t’i shpëtonte policisë dhe përplasi katër automjete, kush është i riu që u kap me armë zjarri në makinë

18:52 02/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.