Në prangat e Policisë së Korçës ka përfunduar një shtetas turk, i cili u kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm. Në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, shërbimet e Stacionit Policor Kufitarë Qafë-Thanë kanë kapur në flagrancë shtetasin men inicialet R.O., 53 vjeç banues në Turqi. Shtetasi i mësipërm, është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip kamion “Renault”, gjatë procesit të skanimit së të cilit, në brendësi të karrocerisë, u konstatuan dy emigrantë të paligjshëm,
Njoftimi i Policisë
Vijon operacioni policor “Perimetri”.
U kap duke transportuar 2 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas turk.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. O., 53 vjeç, banues në Turqi.
Shtetasi i mësipërm, është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, me mjetin tip kamion “Renault”, gjatë procesit të skanimit së të cilit, në brendësi të karrocerisë, u konstatuan dy emigrantë të paligjshëm, të cilëve 53-vjeçari, kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendit tonë dhe më pas drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.