Skip to content
Kryesore

Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë për armëmbajtje pa leje

· 1 min lexim

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Nr. 4, gjatë kontrolleve të befasishme në Tiranë, kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Shtetasi M. N., 24 vjeç, u arrestua pasi, gjatë kontrollit të automjetit tip “BMW” që ai drejtonte në rrugën “Xhanfize Keko”, u gjet një çantë supi që përmbante një pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

Gjatë operacionit, u verifikuan dhe kontrolluan dhjetëra shtetas dhe automjete. Kontrolli do të vijojë edhe në zona të tjera të qarkut.