Tre persona kanë rënë në pranga të policisë për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe përshkallëzimin e dhunës në familje, kanë vënë në pranga vëllezërit A.L., 42-vjeç dhe B.L., 45 vjeç, pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit dhe babait të tyre. Gjithashtu, është arrestuar edhe 41-vjeçari L.B., pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Krujë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Krujë/Informacion
Vihen në pranga 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe përshkallëzimin e dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A.L., 42 vjeç dhe B. L., 45 vjeç (vëllezër), pasi për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit dhe babait të tyre.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, u ndalua shtetasi L. B., 41 vjeç, banues në Laç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.