Skip to content
Aktualitet

Arrestohen 7 persona për ndërtime pa leje në Ksamil, mes tyre 5 punonjës të IKMT

· 1 min lexim

7 persona janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Ksamil. Midis të arrestuarve, pesë prej tyre janë punonjës të Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Bëhet e ditur se personat e ndaluar akuzohen për ndërtime pa leje në zonat e plazheve në Ksamil.

Ksamili dhe Saranda janë zonat në të cilat janë të shumta ndërtimet pa leje.

Policia ende nuk ka bërë të ditur emrat e shtatë personave të arrestuar pasi operacioni policor po vijon në këto zona turistike.