Policia helene në bashkëpunim me anti-drogën ka kryer një superoperacion, për sa i përket trafikut të lëndëve narkotike.
Policia greke ka arritur të shpërbëjë tre organizata kriminale që vepronin në Athinë, theksohet se në këto grupime kishte edhe shqiptarë.
U arrit çmontimi i tre grupeve të organizuara kriminale që vepronin kryesisht në zonën qëndrore të Athinës. Falë këtij operacioni të policisë helene u sekuestruan sasi të mëdha të heroinës, kokainës dhe kanabisit të papërpunuar.
Sipas mediave greke, gjatë këtij operacioni, janë arrestuar 5 shqiptarë nga mosha 28 deri në 53 vjeç.
Mësohet se heroina vinte nga Irani dhe kishte si destinacion tregun ballkanas. Nga informacionet e para sipas mediave greke, tregohet se janë sekuestruar rreth 818 kg kanabis i papërpunuar, 44.5 kg heroinë me një vlerë rreth 1milion euro, si dhe 7.5 kg kokainë.