Ish-ambasadorja e Bashkimit Evropian, Romana Vlahutin ka reaguar në lidhje me arrestimin e Ilir Metës.
Në një postim në rrjetin social “X”, ajo përshëndet vendimin për arrestimin e Metës ndërsa shprehet se “nuk ka të paprekshëm” para drejtësisë.
“Reforma e drejtësisë në të gjithë forcën e saj. Nuk ka të paprekshëm. Kjo është edhe një mësim i madh për këdo që do ligjin dhe rregullin, mos kini frikë. Drejtësia mund të jetë e ngadaltë, por në fund shërbehet”, shkruan ajo.