Pas arrestimit të majorit të ushtrisë shqiptare në Holandë në dyshimin se gjatë aksionit të NATO-s kishte ndërtuar një shtëpi bari, ka ardhur edhe reagimi i parë nga Ministria e Mbrojtjes.
Pas publikimit të lajmit nga Top Channel, ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se janë në pritje të raportit nga autoritetet holandeze. Ndërkohë që pritet raporti përfundimtar, ata e kanë ndaluar majorin të ushtrojë detyrën e tij dhe e kanë urdhëruar të kthehet menjëherë në atdhe.
Ministria e Mbrojtjes thekson se po bashkëpunohet me autoritetet holandeze për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe marrjen e masave përkatëse ligjore në vijim.
Gjithashtu janë zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e majorit të ushtrisë shqiptare në Hollandë, Ermal Doshi i cili u shkarkua me urgjencë nga detyra e tij në një bazë të NATO-s.
Ministria e Mbrojtjes ka zbuluar se majori i cili mbante postin e majorit në Komandën e Bashkuar të NATO-s në Holandë, përveç detyrave të përditshme ushtarake, menjëherë pasi hiqte uniformën e tij ushtronte një aktivitet tjetër.
Dinoshi me detyrën specialist në Forcat e Armatosura Shqiptare, është ndaluar pasi është kapur duke punuar në një shtëpi bari.
Menjëherë pas publikimit të lajmit dhe pasi ushtaraku u arrestua nga autoritetet holandeze ministria e Mbrojtjes ka firmosur menjëherë urdhrin për shkarkimin e tij.