Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Arrestimi i kryekomisarit Balaj, ekspertiza e rreme, Prokuroria: Zhduku USB me prova

13:28 26/06/2024
Reading Time: 3 min lexim

Prokuroria e Korçës ka dhënë detaje pas arrestimit të kryekomisarit të Policisë Shkencore, Fatmir Balaj. Nga të dhënat e deritanishme, Balaj akuzohet se ka fshehur, tjetërsuar dhe zëvendësuar pajisje kompjuterike, të cilat do të shërbenin si provë kryesore shkencore në një çështje që kishte të bënte me “call centerat”. Gjatë hetimeve që kishin nisur për këtë “call centre”, dy USB-ve u nxorrën materiale me interes për hetimin nga ana e Prokurorisë, por për shkak të volumit të madh u dërguan për ekspertim më të detajuar pranë Institutit të Policisë Shkencore Tiranë. Atje ku edhe punonte Balaj.

Vetëm pak ditë më vonë, Instituti i Policisë Shkencore dërgoi aktin e ekpertimit, ku theksohet se dy USB-të e sekuestruara nuk kanë memorie dhe të dhënat që kanë pasur, janë të parikuperueshme. Kjo përgjigje e Institutit të Policisë Shkencore ngjallën dyshime tek Prokuroria e Korçës, kështu që riinspektuan edhe njëherë USB-të, duke dalë më pas në përfundimin se nuk ishin të njëjtat.

“Një nga detajet që vërtetoi dyshimet e ngritura është se njëra prej USB-ve e markës HP e sekuestuar, me kapacitet 64 GB, sipas kqyrjes së bërë në datën e sekuestros, nuk rezulton të jetë e njëjta me atë të ekspertuar dhe të dërguar nga ana e ekspertit kriminalist pasi edhe nga krahasimi i pamjes së jashtme ka rezultuar se ka pasur pas një mbishkrim tjetër dhe konkretisht ka pasur mbishkrimin HP 64 GB dhe version 3.0,”-shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.

Kështu, pas këtyre gjetjeve, Gjykata e Korçës ka caktuar ndaj oficerit masën e sigurisë “arrest me burg”, duke e vendosur nën akuzë për 2 vepra penale, “Shpërdorim detyre” dhe “Ekspertim i rremë”.

NJOFTIMI I PLOTË:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Korçë kërkoi caktimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ për shtetasin F.B., Ekspert i ekzaminimeve kompjuterike pranë Institutit të Policisë Shkencore, Tiranë. Kërkesa për këtë masë sigurie erdhi pasi prokuroria ra në gjurmët e mashtrimeve gjatë hetimeve në kuadër të procedimit penal nr. 1875, i datës 29.12.2023 për ‘Mashtrim kompjuterik’, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” si dhe “Punësim i paligjshëm” parashikuar nga nenet 143/b/2, 287/2 dhe 170/a i K.Penal.

Gjatë ndalimit të një shtetasi për këto vepra penale, u sekuestruan ndër të tjera dhe USB-të e markës IIP ngjyre gri metalike 64GB dhe e markes Philips me ngjyrë të bardhë dhe bojëqielli 16GB. Nga kqyrja e pjesshme e këtyre dy USB-ve u nxorrën materiale me interes për hetimin nga ana e prokurorisë, por për shkak të volumit të madh, ato u dërguan për ekspertim të detajuar në Institutin e Policisë Shkencore Tiranë. Por para dërgimit, Prokuroria realizoi kopjimin e tyre paraprakisht në format CD si dhe mbajti procesverbalin përkatës. Vetëm pak ditë më vonë, Instituti i Policisë Shkencore dërgoi aktin e ekpertimit, ku theksohet se dy USB-të e sekuestruara nuk ruajnë në memorien e tyre të dhëna aktuale apo të dhëna që mund të rikuperohen.

Pas kësaj ekspertize, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, krijoi dyshimin se USB-të nuk ishin të njëjtat. Dyshime që u vërtetuan pas kqyrjes dhe ekzaminimit të pamjeve të bëra të dy USB-ve me mjete ekspertimi, programe kompjuterike si ‘Media Player’, lente, etj duke vërtetuar USB-të ishin ndryshuar. Një nga detajet që vërtetoi dyshimet e ngritura është se njëra prej USB-ve e markës HP e sekuestuar, me kapacitet 64 GB, sipas kqyrjes së bërë në datën e sekuestros, nuk rezulton të jetë e njëjta me atë të ekspertuar dhe të dërguar nga ana e ekspertit kriminalist pasi edhe nga krahasimi i pamjes së jashtme ka rezultuar se ka pasur pas një mbishkrim tjetër dhe konkretisht ka pasur mbishkrimin HP 64 GB dhe version 3.0.

Pas hetimit të prokurorisë, Gjykata caktoi si masë sigurimi ndaj personit nën hetim F.B. “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Ekspertimi i rremë”, parashikuar nga neni 248 dhe 309 i K. Penal.

Etiketa: Fatmir BalajProkuroria e Korces

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para
Përleshje mes shqiptarëve në burgun e Koridhalosit, 1 i vdekur, 1 i plagosur

Përleshje mes shqiptarëve në burgun e Koridhalosit, 1 i vdekur, 1 i plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.